"Evropa duhet të vendosë nëse do të bëhet fuqi. Nëse do të mbeteshim një treg i hapur ndaj të gjitha erërave që fryjnë, do të na merrnin përpara." Kjo fjali përmbledh thelbin e intervistës që Emmanuel Macron dha për shtatë gazeta të përditshme evropiane. Është koha për një kapërcim, në një kohë kur Unioni rrezikon të shtypet nga konkurrenca globale midis fuqive të mëdha. Dhe është një apel që presidenti francez e ka bërë vazhdimisht në këto muaj dhe vite të një kaosi të madh.
"Që nga koha kur u botuan raportet e shkruara nga Mario Draghi dhe Enrico Letta, Kina ka ecur jashtëzakonisht shumë përpara. Sot, ajo ka një suficit me pjesën tjetër të botës prej 1 trilion eurosh", shpjegon Macron. "Evropa është, në fakt, faktori i përshtatjes për pjesën tjetër të botës. Pyetja është nëse jemi të aftë të bëhemi një fuqi, ekonomikisht, financiarisht, ushtarakisht dhe madje edhe demokratikisht."
Pastaj ai kalon te recetat dhe elementët e asaj që e quan "doktrina e tij ekonomike evropiane", të cilën do ta propozojë në javët dhe muajt e ardhshëm, veçanërisht "në Antëerp në Samitin e Industrisë Evropiane" dhe "në takimin para-samitit të krerëve të shteteve dhe qeverive të 27 vendeve mbi konkurrueshmërinë evropiane, të enjten në Belgjikë". Në intervistë, Macron bën thirrje për "një borxh të përbashkët të BE-së për të financuar mbrojtjen dhe inteligjencën artificiale".
Ja, cilat janë, për presidentin francez, "katër objektivat" për Evropën e të ardhmes: "Së pari," thotë Macron, "thjeshtëzimi dhe kompletimi i tregut të vetëm. Së dyti, diversifikimi i tregtisë dhe heqja e riskut nga varësitë e akumuluara gjatë viteve. Kjo përfshin, shpjegon ai, rindërtimin e aftësive evropiane, për shembull, promovimi i ndërkombëtarizimit të rolit të euros, duke futur, ndër të tjera, euron dixhitale, ose zhvillimin e monedhave të qëndrueshme të denominuara në euro. "Së treti," vazhdon ai, "ne duhet të promovojmë preferencën evropiane. Po mendoj për klauzolat mbrojtëse në sektorin e metalurgjik. Të kemi një përmbajtje europiane në sektorët europianë, nga automobilat te kimikatet, nga çeliku te mbrojtja." "Së fundmi," thekson ai, "ne duhet të investojmë në inovacion. Ne po përqendrohemi në thjeshtimin dhe diversifikimin. Shumë harrojnë preferencën evropiane dhe nevojën për investime evropiane”.
Evropa është gjithashtu në një udhëkryq sepse, për Macron, "kërcënimet" tregtare dhe "frikësimi" nga Shtetet e Bashkuara "nuk kanë mbaruar". "Ka kërcënime dhe frikësim. Dhe pastaj, papritmas, Uashingtoni tërhiqet. Dhe ne mendojmë se ka mbaruar. Por mos e besoni për asnjë sekondë. Çdo ditë ka kërcënime ndaj produkteve farmaceutike, ndaj teknologjisë dixhitale..." "Kur ka një akt të qartë agresioni," thotë Macron, "nuk duhet të tërhiqemi ose të përpiqemi të arrijmë një marrëveshje." "E kemi provuar këtë strategji për muaj të tërë; nuk funksionon. Por mbi të gjitha, ajo e çon strategjikisht Evropën drejt rritjes së varësisë së saj."
//L'Espresso
Komente










Evropa dote rezohet si e si ne votimet e ardheshme ne Gjermani dote fitoj AFD qe don te shkeputet si nga BE,ja ashtu edhe nga Nato,ja e njejta vlen per Mari le Pen kta jan si fillim kurse dote ndiqen nga te tjere nacionalistet kurse ne Shqiperi akoma enderojne se dote behen anetare e BE,s por kjo nuk dote ndodh kure dhe vet jeni fajtor kur e mbushet Evropen me droge dhe tani nuk duan te dine per neve merni shembull tek denimi i grupit te UCK kurse kriminelet Serbe gezojne lirine.
Përgjigju