Apeli i UEFA-s lë në fuqi dënimin, Skënderbeu 10 vite jashtë Kupave të Europës

Apeli i UEFA-s lë në fuqi dënimin, Skënderbeu 10 vite jashtë Kupave të Europës

UEFA dhe klubi i Skënderbeut

Apeli i UEFA-s ka lënë në fuqi dënimin për Skënderbeun për trukimin e ndeshjeve. Korçarët dënohen me 10 vite jashtë Kupave të Europës dhe 1 milionë euro gjobë. Skënderbeu akuzohet nga UEFA për trukimin e 50 ndeshjeve në kompeticionet europiane Champions League dhe Europa League si dhe në kampionatin shqiptar e Kupën e Shqipërisë. 

Çështja u çua në Apelin e UEFA-s nga vetë drejtuesit e Skënderbeut pas vendimit të Komisionit të Apelit dy muaj më parë. Nimaga, Lilaj dhe Bernard Berisha dëshmuan përpara Komisionit të Apelit në datën 26 prill, të cilët mohuan të kenë dijeni për trukimin e ndeshjeve nga Skënderbeu. 

Drejtuesit e Skënderbeut pritet të ankimojnë vendimin e UEFA-s në CAS, në Lozanë. Një gjë të tillë e ata e kanë paralajmëruar përmes jë postimi në rrjetet sociale. 

Sot, më datë 4 Maj 2018, Komisioni i Apelit i UEFA-s shpalli vendimin mbi ankimin e paraqitur nga KF Skënderbeu.

Siç ishte paralajmëruar dhe pritej, asnjë ndryshim nga vendimi pararendës nuk është bërë nga Komisioni i Apelit, pavarësisht argumenteve dhe provave të paraqitura nga pala jonë në seancën dëgjimore të datës 26 Prill 2018.

KF Skënderbeu bën me dije se, brënda afateve ligjore, do të paraqese ankim në CAS, ku do të parashtrohen të gjitha faktet dhe provat që rrëzojnë qëndrimin paragjykues të organeve juridike të UEFA-s. Drejtësia për përfitime personale nuk është drejtësi, veçse abuzim me pozicionin dominues.

KF Skënderbeu është i sigurt në pafajesinë e plotë të kujtdo lojtari apo zyrtari të klubit. Për këtë, të gjitha rrugët e mundshme ligjore do të ndiqen për mbrojtjen e integritetit dhe arritjeve tona historike.

Zyra për Shtyp, KF Skënderbeu

 

Ndeshjet e trukuara sipas UEFA-s

Champions League
2015/2016 (21/07/2015) Crusaders FC vs. KF Skënderbeu

2015/2016 (25/08/2015) NK Dinamo Zagreb vs. KF Skënderbeu

23/07/2013: UEFA Champions League Qualification: Skënderbeu vs. Neftçi PKF

30/07/2013: UEFA Champions League Qualification: FC Shakther Karagandy v. Skënderbeu:

06/08/2013: UEFA Champions League Qualification: Skënderbeu vs. FC Shakther Karagandy

Europa league
UEL 2015/2016 (22/10/2015) Sporting Club de Portugal vs. KF Skënderbeu

UEL 2015/2016 (10/12/2015) KF Skënderbeu vs. FC Lokomotiv Moskva

Kampionati Shqiptar
13/11/2010: Skënderbeu vs. Dinamo Tirana

12/12/2010: Skënderbeu vs. Shkumbini

08/12/2010: Teuta vs. Skënderbeu

06/02/2011: KS Kastrioti vs. Skënderbeu

15/04/2011: KS Dinamo Tirana vs. Skënderbeu

03/02/2011: KF Tirana vs. Skënderbeu

25/02/2011: KS Dinamo Tirana vs. Skënderbeu

07/03/2011: Skënderbeu vs. Bylis Ballsh

20/04/2011: Skënderbeu vs. KF Laçi

26/10/2011: Skënderbeu vs. KS Kastrioti

05/12/2011: Skënderbeu vs. Bylis Ballsh

04/02/2012: KF Laçi vs. Skënderbeu

08/02/2012: Skënderbeu vs. KS Pogradeci

07/03/2012: Skënderbeu vs. KS Vllaznia

21/03/2012: Skënderbeu vs. KF Laç

26/03/2012: Dajti Kamza vs. Skënderbeu

25/04/2012: Skënderbeu vs. KS Vllaznia

24/08/2012: KS Vllaznia vs. Skënderbeu

24/09/2012: Skënderbeu vs. KF Laçi

08/12/2012: KS Shkumbini vs. Skënderbeu

15/12/2012: Skënderbeu vs. KS Kukesi

19/12/2012: KS Kastrioti vs. Skënderbeu

04/02/2013: Skënderbeu vs. KS Kastrioti

17/02/2013: Apolonia Fier vs. Skënderbeu

20/02/2013: KS Shkumbini vs. Skënderbeu

01/03/2013: KF Laçi vs. Skënderbeu

06/03/2013: KS Kukesi vs. Skënderbeu

12/03/2014: Skënderbeu vs. KS Kastrioti

30/04/2014: Skënderbeu vs. KS Kukesi

11/09/2014: FK Partizani vs. Skënderbeu

29/10/2014: Skënderbeu vs. KF Elbasani

21/12/2014: KS Vllaznia vs. Skënderbeu

25/01/2015: KF Elbasani vs. Skënderbeu

31/01/2015: Skënderbeu vs. KF Laçi

16/10/2015: Skënderbeu vs. KS Teuta

18/02/2015: Skënderbeu vs. KS Flamurtari

21/09/2015: Skënderbeu vs. KF Tirana

22/11/2015: Skënderbeu vs. Terbuni Puke

17/02/2016: Skënderbeu vs. Vllaznia

20/04/2016: Skënderbeu vs. KF Laçi

Miqësore
24/01/2013: Skënderbeu vs. Silkeborg IF

31/01/2013: Skënderbeu vs. SV Mattersburg

04/07/2013: FC Energie Cottbus vs. Skënderbeu

25/06/2014: FC Shakhtar Donetsk vs. Skënderbeu

11/01/2015: Skënderbeu vs. KV Oostende

06/07/2015: FC Dynamo Kyiv vs. Skënderbeu

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gzimi: 05/05/2018 07:00

    Nuk ka mundesi qe Skenderbeu te kete vjedhur. E pamundur. Gjithe qytetaria korcare doli ne proteste, se nuk ka mundesi qe Ujqerit e Debores te jene bere Dhelpra e te kene aktruar ne fushe. Ata kercenuan edhe nderkombetaret dhe prape keta te fundit thone qe Skenderbeu ka vjedhur. Pastaj pse 50 ndeshje???!!! Si mund te llogariten te vejdhura ndeshjet e kampionatit shqiptar. Ato jane te shitura me leka ne dore, e jo te vjedhura...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Papa: Një paqe e negociuar është më mirë se një luftë e pafund

Papa: Një paqe e negociuar është më mirë se një luftë e pafund