FUSHE KRUJE- Mëngjesin e 4 gushtit, Rajmonda, 18 vjeçe, vajza e madhe, e Antonit e përcolli të atin për në punë. Si çdo ditë, në orën 06:00 i kishte bërë kafen dhe i kishte dhënë rrobat e punës pa e ditur se në mbrëmje nuk do ta përqafonte sërish. Nga ajo ditë Xhesika, vajza e vogël i puth fotografinë dhe prej 2 javësh i mungon aroma e ngrohtë atërore.
7 vjeçarja imcake dhe me flokë bishtalec nuk e di pse babi Antoni prej dy javësh nuk ndodhet në shtëpi, as se kur do të kthehet. Ajo di që “do babin e vet”. As bashkëshortja, i biri, vëllezërit nuk kanë marrë asnjë haber se çfarë mund t'i ketë ndodhur Anton Prendit, dhe shpresa se mund të jetë ende gjallë u është venitur.

(Ne foto Xhesika Prendi 7 vjeçe duke puthuar fotografinë e të atit)
Oborri i shtëpisë së familjes Prendi në lagjen "Demokracia" në Fushë Krujë është plot me njerëz, të cilët kanë ardhur t’i qëndrojnë pranë bashkëshortes, Bardha, dy vajzave dhe djalit të Antonit.

(ne foto ne oborrin e shtepise se Prendit)
"Ishte e dielë. Ora 6:30. U ngrit piu kafen dhe u bë gati. I dhashë rrobat, e përcolla deri tek porta dhe iku për te puna. Unë e dija që babi ishte në punë dhe jo që nuk kishte vajtur."- tregon Rajmonda 18 vjeçe momentet e fundit me të atin.

(Ne foto vajza e Prendit, Rajmonda 18 vjeçe)
Ish-polici është deklaruar i zhdukur që prej mëngjesit të 4 gushtit dhe askush nuk di se çfarë mund të ketë ndodhur me të. “Kur vjen puna e votave, të japin një thes miell për të ta blerë. Me të humb një pulë të vjen keq jo më të të humbë robi. Por këtu nuk ka shtet.”- thotë i vëllai Sokol Prendi në një prononcim për tv A1 Report.

( ne foto i vellai i Antonit, Sokol Prendi)
Ndërsa Artan Muratri, i afërm i 46 vjeçarit të zhdukur, duke u përpjekur të mbajë lotët, lëshon apelin: “ Ju lutem, mos na e zvarrisnin në emër të fëmijëve dhe gruas. Të na japin një lajm se ku ndodhet “.
Ditën e fundit Anton Prendi është parë të largohet nga banesa e tij në lagjen “ Demokracia” ne Fushë Krujë për të shkuar në punë, por nuk është kthyer më. Edhe pse rruga që lidh banesën e Anton Prendit me fabrika e tullave, në Fushjë Krujë, ku ai banonte, nuk është as një km larg, polcia nuk ka mundur të gjejë asnjë shenjë apo të dhëne për zhdukjen e 47 vjeçarit Anton Prendi.

(ne foto Anton Prendi, i zhdukur qe prej 4 gushtit)
HETIMET
Familjarët dyshojnë se zhdukja e babait të tre fëmijëve ka lidhje me hakmarrjen. Ata dyshojnë se mund të kenë gisht të afërm të viktimës së vrarë disa vite më parë nga vëllai i Prendit. Familjet në hasmëri banojnë në të njëjtën lagje, por siç konfirmojnë burimet policore, ata nuk kanë pranuar të kenë gisht në zhdukjen e Anton Prendit.

(ne foto lagjja "Demokracia" ne Fushe Kruje, ku banon familja Prendi)
Nga policia bëhet e ditur se kjo pistë është rrëzuar pasi nga verifikimet që janë bërë nuk është vërtetuar se këta të fundit mund të kenë gisht. Një pistë tjetër hetimi është ajo për shkak të detyrës të cilën Anton Prendi kishte kryer si polic por që e kishte lënë 4 vjet më parë.
Redaksia online
(sg/Shiqtarja.com)
/Shqiptarja.com