Përmes një statusi në Facebook, Brozi bën thirrje gjithashtu për pjesëmarrje masive në zgjedhje.
"Ju bej apel te gjithe votuesve ne Shqiperi te shkojne e te votojne te qete me 25 Qershor dhe te jene vigjilente!
Te mos votosh do te thote edhe ta lesh veten ne meshiren e te tjereve! Votoni te lire per ate qe ju doni! Votues, mos e shisni voten, dinjitetin dhe shpirtin tuaj! Ata qe kerkojne t'ju blejne voten sot, neser nuk e kane problem edhe t'ju neperkembin e shtypin koken, edhe t'ju burgosin", thekson Brozi.
Postimi i plotë i Zef Brozit
Ju bej apel te gjithe votuesve ne Shqiperi te shkojne e te votojne te qete me 25 Qershor dhe te jene vigjilente!
Te mos votosh do te thote edhe ta lesh veten ne meshiren e te tjereve! Votoni te lire per ate qe ju doni! Votues, mos e shisni voten, dinjitetin dhe shpirtin tuaj! Ata qe kerkojne t'ju blejne voten sot, neser nuk e kane problem edhe t'ju neperkembin e shtypin koken, edhe t'ju burgosin.
U bej apel KQZ dhe te gjithe komisionereve te Qendrave te Votimit dhe Qendrave te Numerimit te votave te mos bejne lojra partiake me voten e qytetareve dhe te mos abuzojne me detyren shume te rendesishme qe iu eshte besuar!
Asnje tolerim nuk duhet te kete per kedo qe dhunon, fallsifikon a manipulon zgjedhjet dhe voten e lire te qytetareve! Mjaft jane tallur partite me Shqiperine dhe qytetaret! Ti votues me 25 Qershor je i pushtetshem! Perdore pushtetin e votes tende me mencuri e ndershmeri!
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com