Apeli la në fuqi pushimin e dosjes së lobimit! Balla dorëzon padi të re kundër Lulzim Bashës

Apeli la në fuqi pushimin e dosjes së lobimit! Balla dorëzon padi të re kundër Lulzim Bashës

TIRANE-Kryetari i grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla ka depozituar në Gjykatën e Tiranës një kallëzim të ri për revokimin e vendimit të gjyqtarit Lazër Sallaku, që pushoi hetimet për Lulzim Bashën për lobimin në SHBA. Balla ka argumentuar kallëzimin sipas tij me fakte të reja që duhet të merren në konsideratë për të rrëzuar vendimin e gjyqtarit Sallaku.

Por çfarë ndodhi me dosjen?
Gjykata e Tiranës në gjyqin paraprak që u zhvillua më 13 janar vendosi pushimin e çështjes së lobimit për kryetarin e PD-së Lulzim Basha dhe dy zyrtarët e tjerë të PD-së, ish-sekretarin e përgjithshëm Arben Ristani dhe financierin e partisë Ilir Dervishi. Kështu dy vite hetime nga prokuroria e Tiranës, gjyqtari Lazer Sallaku i cilësoi të pavlefshme duke rrëzuar akuzën e ngritur nga organi i akuzës për falsifikim kundër Lulzim Bashës dhe dy zyrtarëve të tjerë të PD-së, lidhur me lobimin në SHBA, pasi sipas tij nuk faktohet një gjë e tillë.

Me një vendim të tillë, prokuroria nuk ishte dakord dhe vendosi ta apelonte, por gjykata e Apelit vendosi përfundimisht mbylljen e kësaj dosje pasi prokuroria nuk paraqiti prova të reja. Në datë 14 maj të këtij viti Gjykata e Apeli lë në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke vendosur përfundimisht pushimin e çështjes ndaj Lulzim Bashës dhe dy zyrtarë të tjerë të PD-së, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi për çështjen e falsifikimit të formularëve. Por Balla ka bërë sot kërkesën për të rrëzuar këtë vendim.

Historia e dosjes së lobimit
Më 14 nëntor 2017, “Stonington Strategies” raportoi në Departamentin e Drejtësisë se ka marrë dy pagesa nga Partia Demokratike me vlerë totale 500 mijë USD dhe një pagesë të tretë nga “Biniatta Trade LP” në vlerën e 150 mijë USD. Por kush fshihet pas kompanisë “Biniatta Trade”, që rezulton fantazmë e regjistruar në parajsat fiskale dhe cfarë e lidh me rusët? (lexo ketu). Asnjëra prej këtyre pagesave nuk rezulton e deklaruar në raportin financiar të dorëzuar nga PD në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e 25 qershorit duke ngritur dyshime për origjinën e parave duke sjellë nisjen e hetimeve nga prokuroria, që u pushuan nga gjykata.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja