Apeli lë në burg Begzim Isën
rrëmbeu 8-vjeçarin në Kukës

Apeli lë në burg Begzim Isën <br />rrëmbeu 8-vjeçarin në Kukës
TIRANE -Gjykata e Apelit ka rrëzuar sot, kërkesën e Begzim Isës (foto) për ta liruar.

20-vjeçari nga Kukësi akuzohet për trafikim të miturish me destinacion Kosovën. Isa dyshohej se kishte mashtruar një 8-vjeçar me iniciale A.F dhe e ka mbajtur një ditë në shtëpinë e tij.

Sipas policisë së Kukësit, Begzim Isa pasi ka mashtruar 8-vjeçarin me inicialet A.F e ka marrë me vete dhe më pas ka tentuar të largohet me të jashtë vendit, por fatmirësisht i mituri është shpëtuar nga policia, dhe autori ka rënë në prangat e uniformave blu.

Kjo ngjarje ka ngritur pista hetimi të reja edhe për zhdukjen e vogëlushes Bleona Mata, familja e së cilës jeton në të njëjtin fshat.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?



×

Lajmi i fundit

E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie

E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie