LEZHE- Një ditë pas apelit për ndihmë në Report Tv të familjes Zefi e cila jeton në kushte të vështira ekonomike në fshatin Tresh të Lezhës, ka ardhur edhe mbështetja.
 
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Lezhës Zef Doçi si dhe një biznesmen nga Tirana u solidarizuan me këtë familje, duke ju ardhur menjëherë në ndihmë.
 
Ata mundësuan për nënën dhe dy vajzat e sajë ushqime, veshmbathje  dhe një sasi parash, duke ju kthyer buzëqeshjen në prag të Vitit të Ri.
 
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak Zef Doçi ka bërë të ditur se do të propozoj në këshill që të miratohet një fond për ti paguar borxhin që ka kjo familje ndaj OSHEE-së si dhe në të njëjtën kohë do t'ju kërkojë bizneseve që të kontribuojnë për t'ju riparuar shtëpinë.
 
"Do të bëj të pamundërën për të miratuar një ndihmë sado të vogël për shpenzimet e dritave.
 
Apeloj edhe te ndërtuesit dhe biznesmenët për të bërë ndonjë riparim të shtëpisë
" tha ai.
 
Ndërkohë OSHEE ka bërë edhe lidhjen e energjisë deri në një zgjidhje përfundimtare për të shlyer detyrimet.
 
Zonja e shtëpisë Angjelina Zefi ka falenderuar të gjithë ata që i erdhën në ndihmë, duke i lehtësuar sadopak vështirësitë që po kalonte.
 
"I falenderoj shumë pa masë të gjithë për ndihmën" tha ajo.
 
Angjelina Zefi së bashku me dy vajzat të mbetura jetime pas vdekjes së bashkëshortit jetojnë në mjerim në një banese të vjetër të mbuluar nga lagështira.
 
Përballë kësaj situate ata apeluan nëpërmjet medias për ndihmë që dhe ata ta kalojnë vitin e ri si gjithë të tjeret.


[gallery]20325[/gallery]

dy.b/shqiptarja.com