Biznesmeni Sait Fishta është lënë i lirë nga Gjykata e Apelit në Shkodër, e cila ka rrëzuar vendimin e shkallës së parë e cila kishte lënë të lirë biznesmenin Fishta falë “garancisë  pasurore me 50 mije euro”.

Në vendimin për masën e sigurisë gjykata e Apelit në Shkodër e ka cilësuar si të paligjshëm ndalimin e biznesmenit Sait Fishta, rrjedhimisht ka vendosur heqjen e garancisë  pasurore me 50 mijë euro, si dhe ka hequr urdhërin për sekuestrimin e 9 pallateve në plazhin e Velipojës.

Pas seancës  gjyqësore avokati mbrojtës këtë vendim e ka cilësuar si triumf të drejtësisë.

Gjykata e Shkallës së parë në Shkoder kishte lënë të lirë biznesmenin Fishta falë garancisë  pasurore me 50 mije euro të ngurtësuara pranë një banke të nivelit të dytë, ndërsa tashmë Apeli ka hedhur poshtë këtë vendim duke e cilësuar arrestimin e biznesmenit si të paligjshëm.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)