Apeli, të gjymtuarit nga
minat kërkojnë asistencë

Viktimat nga municionet dhe mjetet shpërthyese luftarake në vendin tonë, i kërkojnë qeverisë që të përfshihen në skemën e ndihmës ekonomike, duke gëzuar statusin e personit me aftësi të kufizuar.

Ndërkohë që në kërkesat e tyre është dhe pajisja me proteza çdo dy vjet, të cilat kanë një kosto tepër të lartë, e papërballueshme për xhepat e tyre. Apeli është bërë nëpërmjet përfaqësuesve të organizatave që mbrojnë të drejtat e këtyre personave.

“Nga 296 të mbijetuar që neve kemi intervistuar në 6 qarqet e Shqipërisë rreth 69% e tyre nuk përfitojnë pensione, edhe ky është një nga problemet më të mëdha sepse sipas ligjit të sotëm ata duhet të jenë në marrëdhënie pune në momentin e rënies në aksident dhe duhet të përfitojnë pensione" tha Jonuz Kola, aktivist në mbrojtjen e të drejtave të viktimave nga municionet.

Një studim i kryen në 6 qarqe të vendit, Elbasan, Korçë, Dibër, Gjirokastër, Durrës dhe Berat raporton se numri i viktimave nga mjetet luftarake shkon në rreth 268 persona, nga të cilët 59 kanë humbur jetën.

Shkrimi u publikua sot(20.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com(print)
(v.gj/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan

Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan