Blerina Rrapushi peshon 450 kg, prej 4 vitesh dergjet në shtrat! 38-vjeçarja nga Vlora vuan nga sëmundja e elefantizmit: Shoh vdekjen me sy, më ndihmoni të jetoj

Blerina Rrapushi po lufton e vetme për jetën. Prej 4 vitesh dergjet në shtrat. Tani peshon 450 kg dhe nuk mundet të lëvizë as për nevojat personale.

“Tani po vdes, po marr kalbësirë. Kam nevojë për shërim. Jam vazjë 38-vjeçare. Shikoj vdekjen me sy. Kam katër vjet që lëngoj.”-thotë ajo..

38-vjecarja nga Vlora vuan nga sëmundja e elefantizmit. Ka kërkuar ndihmë në institucionet shëndetësore, por askush nuk i është përgjigjur. Përreth 6 muaj i kishin hequr KAMP-in, për shkak se nuk kishte kartën e identitetit. Tashmë thotë e se merr sërish por është e pamjaftueshme për të përballuar jetesën.

“Të paktën një mjekim, një kurim, një doktoreshë të vijë të më shikoj. Përgjigje negative. Jam invalide. Vjen puna për një paracetamol me lekë, s’kam ilaçe falas. Kam prerë çarçafë të mjekohem."-tregon 38-vjeçarja.

Mes lotëve tregon se shëndeti është përkeqësuar që nga shtatori i vitit shtatori i vitit 2016 kur u aksidentua. 

“Nga mjekimet që më dhanë mjekët, ishin kortizone, morfina, ilaçe të tepërta, nga një doktor te një tjetër. S’kisha më fuqi të pija ilaçe se trupi im po bëhej sa më keq.”-shprehet 38-vjeçarja.

Në spitalin e Vlorës mjekët nuk e marrin përsipër mjekimin për sëmundjen e elefantizmit, ndërsa shprehet se i ka shkruar ministrisë së Shëndetësisë dhe Kryeminisrit por ka mbetur pa përgjigje. 

“Doktorat e Vlorës, kanë thënë që ka doktorë po s’ka mjete për këto gjëra. Shërim ka, bëhet jashtë shtetit. Vini dorën në zemër për një motër shqiptare. Dikur kam ndihmuar edhe unë njerëz nëpër rrugë.”-shprehet.

38-vjecarja jeton vetëm me mbesën në një apartament të vogël në lagjen 24 maji, ndërsa ka nevojë për ushqime e medikamente. 

“Më është plasur shpirt. S’kam fuqi, po shikoj vdekjen. Po torturoj një vajzë 19-vjeçare. Ja kam thyer kockat.”-thotë Blerina Rrapushi.

Apeli i saj i drejtohet jo vetëm institucioneve por çdo qytetari që ka mundësi të kontribuojë për dërgimin jashtë vendit për mjekim të specializuar.

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 10/02/2022 00:52

    /LOLITA/ nuk shkaktohet nga drogat.Shiko WIKIPEDIA,ose www.bing.com dhe kerko -Elephantism syndrome,ose Elephantiasis.Aty i jep shkaqet, pasojat,etj.

    Përgjigju
  • Lolita: 09/02/2022 19:26

    cfare koktej drogerash e kishin shkaktuar semundjen dhe si saktesisht trajtohej jashte vendit semundja?

    Përgjigju
    • Marko: 10/02/2022 10:56

      Lolita Nqf se je e Pa ditur ska problem por mos paragjyko kur nuk e din se cfare flet. Kjo eshte nje rrezik per Zonjen dhe Kjo semundje quhet elephantism. Kjo shperndahet nga mushkonjat. Informohu para se te flasesh ose mos akuzo e pa edukate. Ne vend Qe te pakten te ndajsh dhimbjen me te e akuzon per perdoruese droge.

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Interi në emergjencë totale, Simone Inzaghi: Nuk kam katër mbrojtës

Interi në emergjencë totale, Simone Inzaghi: Nuk kam katër mbrojtës