Një burrë nga Brazili kishte shkruar në mediat sociale se zbuloi se kishte një atak kardiak falë një aplikacioni special.
Ai shmangi një sulm të mundshëm në zemër falë aplikacionit special të instaluar në Apple Watch të tij .
Publicisti brazilian Jorge Freire tha që ai shkoi në spital pasi mori një paralajmërim nga pajisja duke treguar rritjen e rrahjeve të zemrës.
Publikimi i kësaj ngjarjeje solli që CEO i Apple, Tim Cook t’i shkruante brazilianit.
“Përshëndetje Jorge, gëzuar vitin e ri! Gëzohem mirë tani. Faleminderit që ndani historinë tuaj me ne. Ajo na frymëzon të vazhdojmë”, është mesazhi që CEO i Apple i ka dërguar Freire.
“Apple Watch më shpëtoi. Unë nuk ndjeva asgjë dhe rritja e rrahjeve të zemrës mund të vazhdonte me orë të tëra. Ritmi i zemrës ishte mbi 140 për më shumë se 10 minuta. Dhe rezultati i kësaj, përfundoi mirë, ju tashmë e dini”, shpjegoi Jorge Freire.
Ai u ka bërë thirrje të gjithëve që ta përdorin këtë aplikacion.