Shazam është një aplikacion i famshëm i cili ka “fuqinë” te gjejë titullin e çdo kënge të cilën e dëgjon duke e regjistruar një melodi të saj.

Aplikacioni shazam, është tepër i përdorur, pasi ka më shumë se 200 milion njerëz në muaj të cilët e përdorin për identifikimin e këngëve që nuk i dinë titullin.

Kënga më e kërkuar e të gjitha kohërave në këtë aplikacion rezulton të jetë kënga “” e këngëtarit të muzikës australiane Tones And I. Pikërisht kjo këngë është kërkuar plotë 36.6 milion herë, tha kompania.

Kënga “Dance Monkey” kaloi 11 javë duke u renditur në numrin një në Mbretërinë e Bashkuar në fund të vitit të kaluar, dhe kryesoi në top listat në 29 vende të tjera.