Aplikim dhe tërheqje të mjeteve identifikuese, fluks në zyrat e Aleat në Kukës (VIDEO)

Pranë zyrave të Aleat në Kukës, ku aplikohet për mjetet identifikuese, ditëve të fundit është vërejtur një fluks i lartë qytetareve kuksianë,  kryesisht emigrant. Mes temperaturave të larta qytetarët ankohen për orë të gjata pritje pranë zyrës së aplikimit e vetmja në qytetin e Kukësit. 

Kjo situatë pritjesh sipas Drejtorit të Gjendjes Civile Shkëlqim Hoxha,vjen për shkak se kapaciteti i burimeve njerëzore është i vogël vetëm me një punonjëse si dhe shkaqeve teknike.

"Ne kemi kontaktuar me ALEAT për të shtuar numrin e operatorëve. Deri tani nuk ka pasur ngarkesë, por tani numri është i madh. Vend aplikimi për pashaporta është vetëm një në Kukës. Tani që vijnë emigrantët ka më tepër fluks. Problemet janë edhe teknik e sepse praktika e aplikimit është e ndryshme për mosha të ndryshme." tha Shkëlqim Hoxha drejtor i gjendjes civile në Bashkinë Kukës.

Gushti përkon me ardhjen e emigrantëve por edhe me skadimin e dokumenteve personale të shumë qytetarëve.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja