Aplikimet do të nisin brenda muajit, Çuçi: 70% e fondeve të Skemës Kombëtare do të shkojnë për blegtorinë

Brenda muajit do të nisin aplikimet për skemën e mbështetjes së bujqësisë nga buxheti i shtetit. Bledi Çuçi, ministri i Bujqësisë, njoftoi se 70% të këtyre parave do të shkojnë për blegtorinë, ndërsa paratë do të shkojnë direkt në xhepat e fermerëve. Sakaq ministri sqaroi se aplikimet do të nisin brenda muajit.

“Brenda një muaji në do të hapim aplikimet për skemën e mbështetjes nga buxheti i shtetit. Rreth 70% të këtyre parave do t’ia kushtojmë blegtorisë si sektori më delikat dhe me më tepër probleme. Sivjet ne do të paguajmë vetëm për tufën bazë, për çdo krerë të matrikulluar. Paratë do të shkojnë direkt tek fermeri,”- tha ministri Çuçi.

Fondi i parashikuar në Skemën Kombëtare për vitin 2020 është 743,9 milionë lekë dhe pritet të përfitojnë rreth katër mijë fermerë. Aplikimet ishin parashikuar të nisin në fund të muajit mars, por u shtynë për shkak pandemisë së Covid-19.

Masat e mbështetjes përmes Skemës Kombëtare janë komplementare me programin IPARD dhe nuk krijojnë mbivendosje me të. Veç mbështetjes për sektorin e blegtorisë, pjesa tjetër e fondeve do të shkojë për subvencionimin e çmimit të plastmasit, shtimin e sipërfaqeve të mbjella me bimë mjekësore dhe aromatike, çertifikimin e produkteve bujqësore dhe fermave organike, si dhe diversifikimin e aktiviteteve ekonomike në zonat rurale.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg