Aplikimet, Harito: Kanë dërguar
CV-të e tyre 5 280 persona
Partia Socialiste ka bërë pulbike të dhënat e deritanishme lidhur me CV e dërguara, pas nismës së kryeministrit të ardhshëm, Edi Rama, i cili i ftoi të gjithë ata që mund t’i bashkohen skuadrës së re qeverisëse të vendit.
TIRANE- Partia Socialiste ka bërë pulbike të dhënat e deritanishme lidhur me CV e dërguara, pas nismës së kryeministrit të ardhshëm, Edi Rama, i cili i ftoi të gjithë ata që mund t’i bashkohen skuadrës së re qeverisëse të vendit.
Deputetja e PS, Milena Harito, në një konferencë për shtyp, tha se “apelit të kryeministrit të zgjedhur për të shprehur online interesin për t’u provuar për skuadrën e re për Shqipërinë, i janë përgjigjur deri tani 5280 persona, 2383 femra dhe 2897 meshkuj. Ndërkohë që aplikimet vazhdojnë, deri tani shprehja e interesit ka ardhur nga të katër anët e botës dhe përkatësisht: 5007 brenda Shqipërisë dhe 273 jashtë Shqipërisë
Interesante është edhe e dhëna mbi grupmoshat e interesuara: nën 25 vjeç - 1320 persona; 26‐30 vjeç - 1782 persona; 31‐40 vjeç - 1394 persona; 41‐50 vjeç - 423 persona; mbi 50 vjeç - 361 persona. Kjo është një përgjigje ngazëllyese qytetare për projektin tonë afatgjatë të krijimit të bankës së të dhënave mbi kapitalin njerëzor të Shqipërisë”.
Në fjalën e saj, Harito tha se ky nuk është një premtim për punë. Ndërkohë që më tej, deputetja e PS shtoi se po punohet nga një grup pune për t’i sistemuar aplikimet sipas kategorive profesionale, sipas shkallëve të eksperiencës, si edhe për të përgatitur kalimin në fazën e dytë. Aplikantët do të njoftohen me tej lidhur me fazën e dytë.
“Përmes kësaj baze të dhënash do të bëhet e mundur që në konkurset për vendet vakante ose të reja në sektorin publik të ketë shumë më tepër kandidatë, duke i bërë konkurset plotësisht të hapura për këdo që ka interes të provohet. Kjo është një rrugë për t’i dhënë fund praktikave të errëta tradicionale larg syve dhe vëmendjes së publikut. Jemi angazhuar që çdo njeriu të zot dhe të gatshëm për të kontribuar për ndërtimin e Shqipërisë Europiane në sektorin publik, t’i japim mundësinë të provohet e të angazhohet sipas meritës. Këtë sapo kemi filluar të bëjmë”, shtoi Harito.
Harito tha se kjo bazë të dhënash do të jetë një mundësi e re edhe për sektorin privat që të kërkojë njerëzit e duhur duke u informuar në këtë rrjet të ri për vende të reja pune.
“Aplikimet vazhdojnë dhe ne inkurajojmë këdo që dëshiron të mos ngurrojë. Është një nismë e re dhe një praktikë e re shumë bashkëkohore, të cilën do ta përsosim rrugës vetëm së bashku”, theksoi Harito.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3151
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille
27 Nëntor, 22:55
-
DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr
27 Nëntor, 22:46
-
Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite
27 Nëntor, 22:41
-
Spahiu: Lirimi i Berishës nuk është vendim pafajësie por thjesht masë sigurie
27 Nëntor, 22:38
-
Po tani, ka drejtësi zoti Berisha ?
27 Nëntor, 22:37
-
Kërkesa e opozitës për qeveri teknike, Alimehmeti në 'Repoltix': Duhet vullnet politikë nga PD dhe PS! Zarat janë hedhur! Faik Basha: E nevojshme
27 Nëntor, 22:25
-
Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin
27 Nëntor, 22:19
-
Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës
27 Nëntor, 22:16
-
Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion
27 Nëntor, 21:56
-
Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi
27 Nëntor, 21:51
-
GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë
27 Nëntor, 21:39
-
Prag feste, Rama ndan fotoalbumin e fëmijëve veshur kuqezi
27 Nëntor, 21:35