Edhe pse masat e ndërmarra nga shumë shtete të Evropës për të ndaluar përhapjen e pandemisë COVID-19, shqiptarët vijojnë të aplikojnë për azil në shtetet e BE-së.
Sipas të dhënave për muajin korrik të Zyrës Evropiane të Azilantëve, janë regjistruar 505 aplikime dhe riaplikime. Konkretisht janë 366 aplikime për herë të parë, dhe 139 riaplikime. Në krahasim me muajin qershor numri i aplikimeve dhe i riaplikimeve është rritur me 171 regjistrime, ose rreth 28% më shumë se në muajin e 6 të vitit.
Por pavarësisht kësaj rritje në muajin korrik, po ta krahasojmë me korrikun e një viti më parë kemi rreth 1085 aplikime fillestare më pak nga shqiptarët. Rënia e aplikimeve nisi në fillim të vitit, kur në janar ishin 913 aplikues nga mbi 1300 që ishin në dhjetor. Ndërsa në total në 6 muaj, janë bërë 3012 aplikime për herë të parë nga shqiptarët për të fituar statusin e azilantit në një nga shtetet e Bashkimit Evropian.
“Shërbimet e azilit nuk janë rifilluar ende plotësisht në shumicën e vendeve, dhe kështu masat kufizuese të lidhura me COVID ende kanë një efekt të përhapur në të gjitha tendencat e azilit. Në korrik, gati 43 000 kërkesa për mbrojtje ndërkombëtare u paraqitën në BE, duke vazhduar të rriten për të tretin muaj radhazi që nga Prilli kur u zbatuan bllokimet e para. Sidoqoftë, aplikimet qëndrojnë në pak më shumë se gjysmën e niveleve të fundit të vitit të kaluar dhe fillimit të vitit”, thuhet në njoftimin e Zyrës Evropiane të Azilantëve.
E.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.9%
-
Të gabuar
81.8%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3907
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
I’u është refuzuar azili, emigrantët marrin para nga Gjermania për t’u larguar nga vendi
23 Nëntor, 18:43
-
“Wir schaffen das”: Jehu i politikës së Merkelit në Ballkanin Perëndimor
27 Tetor, 18:26
-
Polonia do ta pezullojë përkohësisht të drejtën për azil
12 Tetor, 18:30
-
Tiranë/ Zjarr gjatë natës në një azil privat në rrugën 'Ali Visha', 4 të moshuar në spital! VIDEO kur shpëtohen nga policia
5 Tetor, 07:36
-
Fier/ Dita Botërore e të moshuarve, 71-vjeçari: Dallgët e jetës më përplasën në azil
1 Tetor, 16:58
-
Shqipëria dhe Kosova kryesojnë në Ballkan për numrin më të lartë të azilkërkuesve në vendet e BE-së
16 Shtator, 15:20
-
Mbi 500.000 kërkesa për azil në Evropë në gjysmën e parë të vitit
16 Shtator, 09:10
-
Holanda paralajmëron masa të forta kundër azilkërkuesve
14 Shtator, 09:26
-
Vrau shokun e dhomës me bastun në azil, 78-vjeçari Zyhdi Shehi nuk shtrohet në psikiatri, dërgohet në burgun e Lezhës
13 Gusht, 13:33
-
Ilir Yzeiri: Një W (dabëllju) e humbur në raportimin mediatik
9 Gusht, 19:33
-
Frrok Çupi: Shkopi metalik i Zyhdit të shpallet ‘Mjeshtër i madh’, është shkopi i ‘historianit’
9 Gusht, 17:24
-
E rëndë në azilin privat në Tiranë! Historiani vret me bastun shokun e dhomës! Autori 'Qytetar Nderi' i Kavajës! Në pranga 2 infermiere, tentuan ta fshehin ngjarjen
8 Gusht, 09:03