KORÇË- Dita e parë e aplikimit për naftën falas nisi me radhë të gjatë në Lushnje, Fier e Korçë. Fermeret kanë afat deri më 11 prill, por nxitojnë të dorëzojnë sa më shpejt dokumentet për të mos rrezikuar djegien e afateve. Nga ana tjetër disa fermere shprehen se nuk dinë të përdorin sistemin online në e-Albania.
Me dhjetëra fermerë u dyndën pranë Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor si dhe tek Agro Pika në Lushnjë dhe Fier. Aplikimi mund të kryhet fare thjesht E-Albania, por fermerët thanë se nuk nuk kanë njohuri për aplikimin online.
“Kam që në 7 të mëngjesit që rri në këmbë këtu. Çfarë t’u them unë”, tha një nga fermerët.
E njëjta situatë paraqitet edhe në Korçë, ku fermerët kanë qëndruar disa orë në pritje.
Nisur nga eksperienca e sezonit të kaluar ku disa fermerë nuk përfituan për mungesë fondesh ka bere këtë vit të nxitojnë në zyrat e shtetit. Por duhet theksuar se tashmë s’ka limit fondesh dhe do përfitojnë nga 70 deri në 100 litra naftë falas të gjithë fermerët që disponojnë NIP dhe mbi 1 hektarë tokë. Afati i aplikimit është nga data 20 mars deri në 11 prill 2023.
Të gjithë fermerët dhe blegtorët mund t’a bëjnë aplikimin përmes portalit qeveritar e-Albania pa asnjë kosto. Nga skema mbështetëse në bujqësi, kësaj herë nuk do të përfitues vetëm fermerët, por edhe blegtorët, bletarët, peshkatarët. Aplikimet do të jenë të hapura deri më 11 prill. Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje fermerëve që të aplikojnë.
G.MO/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Situatë e tensionuar në veri të Kosovës, a duhet të tërhiqet qeveria Kurti?
-
Po
44.2%
-
Jo
46.9%
-
Nuk e di
8.9%
Vota total: 2346
Lajme të tjera
-
Djali iu masakrua në Suedi, babai tregon në ‘Pa Gjurmë’ historinë: E qëlluan arabët pabesisht! Më ndihmoi Aishe Haklaj! Shqiptarët u ngritën në këmbë
30 Maj, 17:21
-
Sezoni gjen Pogradecin pa punëtorë në hotele e restorante! Të rinjtë ikin gjatë verës në Maqedoninë e Veriut e në Greqi! Operatorët turistikë: Shkak i braktisjes, pagat e ulëta
30 Maj, 15:45
-
Kryetari i bashkisë së Kolonjës, Erjon Isai shkon në SPAK: Nuk ka lidhje me krimet zgjedhore, u thirra për një ngjarje të vjetër
30 Maj, 12:13
-
Aksident i rëndë në aksin Korçë-Kapshticë, një 50 vjeçare e vdekur dhe 7 të tjerë të plagosur! Disa në gjendje të rëndë
29 Maj, 17:34
-
Rama në Korçë: Rezultati i 14 majit historik, na zgjodhën edhe demokratët! Njërzillëku, pika e parë e programit të qeverisjes së çdo bashkie
29 Maj, 16:29
-
Tentoi të transportonte me furgon 23 emigrantë të paligjshëm, merrte deri në 1 mijë euro për person! Arrestohet 35 vjeçari në Korçë (EMRI)
29 Maj, 09:57
-
Rama ndan videon nga Pogradeci: Mirëmëngjesi nga pamjet e tingujt e këtij qyteti poetik
29 Maj, 08:16
-
Mbyllet festivali “Shpirti i Ballkanit” në Korçë, pjesëmarrës në garë ansamble nga 4 vende të ballkanit
28 Maj, 20:39
-
Eksportet bujqësore rritje edhe për katërmujorin, Krifca: Shifrat flasin qartë mbi rezultatet
27 Maj, 18:43
-
Festivali folklorik ‘Shpirti i Ballkanit’ në Korçë, trevat shqiptare dhe grupet nga rajoni sjellin traditën
27 Maj, 14:19
-
Krifca: Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë në Tiranë ka pësuar ndryshim rrënjësor sipas direktivave të BE-së
26 Maj, 18:43
-
Ngacmoi seksualisht një të mitur dhe kreu veprime të turpshme me të, arrestohet 21-vjeçari në Korçë
26 Maj, 16:22