Aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës diskutohet nesër në Komitetin e Ministrave

Aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës diskutohet nesër në Komitetin e Ministrave

Këshilli i Evropës

Këshilltarja e Presidentes Vjosa Osmani, Rejhan Vuniqi, ka bërë një postim në Tëitter ku ka thënë se aplikimi i Kosovës do të jetë nesër në agjendën e Komitetit të Ministrave në Këshillin e Evropës. Nesër, më 24 prill, mbahet mbledhja e radhës e Komitetit të Ministrave. Zëdhënësi i KiE-së i kishte thënë Nacionales se “diskutimet e Komitetit të Ministrave janë konfidenciale.”

“Aplikimi është duke u marrë parasysh nga Komiteti i Ministrave, në dakordim me të gjitha rregullat relevante,” – kishte thënë ai.

Megjithatë, Rejhan Vuniçi në postimin e bërë në Tëitter është shprehur e bindur se një gjë e tillë – aplikacioni i Kosovës në agjendë – do të ndodhë.

“Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës është në agjendë për takimin e të hënës së Komitetit të Ministrave. Le të shpresojmë për zhvillime pozitive në këtë hap të rëndësishëm drejt integrimit evropian,” – është shprehur znj. Vuniqi.

Gërvalla në anën tjetër kishte deklaruar të premten para Komisionit për Punë të Jashtme se votat ishin siguruar.

“Çfarë ka ndodhur ndërkohë është se askush nuk ka dilemë që votat i kemi të siguruara, kjo ka qenë sfida kryesore që partnerët tanë kanë menduar se do të jetë më e madhja, sigurimi i votave të nevojshme për të pranuar kërkesën tonë. Votat janë siguruar dhe unë mendoj që nuk duhet të kalojë edhe shumë kohë, pasi janë shterur të gjitha procedurat për të kaluar kërkesën tonë nga Komiteti Ministror tek Asambleja Parlamentare e KiE-së,” – ka thënë znj. Gërvalla.

Sipas artikullit të tyre, ShBA-ja bashkë me tri anëtare të BE-së kishin kërkuar nga disa shtete anëtare të Këshillit të Evropës që të mos e vendosnin çështjen e anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë në agjendë derisa Prishtina “të tregonte konstruktivitet për Asociacionin”.

 “Ministritë e Punëve të jashtme të disa shteteve evropiane, që janë anëtare të Këshillit të Evropës, kanë marrë një letër nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në të cilën thuhet që Ëashingtoni konsideron se çështja e pranimit të Kosovës në Këshill nuk duhet të vendoset në agjendën e Komitetit të Ministrave,” – kishte mësuar ky medium nga burime diplomatike në Evropë.

Vendosja eventuale në agjendë gjatë ditës së nesërme do të nënkuptonte se pakënaqësia e ShBA-ve me Qeverinë e Kosovës sa i përket Asociacionit ka kaluar... të paktën përkohësisht. Kujtojmë se prej 31 janarit, Kosova kishte bërë marrëveshje me Serbinë më 27 shkurt në Bruksel për Marrëveshjen e Rrugës drejt Normalizimit dhe më 18 mars në Ohër për Aneksin e Zbatimit./ Nacionale

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja