Aplikimi për anëtarësimin në KiE, Kosova pjesë e axhendës së Komitetit të Ministrave

Aplikimi për anëtarësimin në KiE, Kosova pjesë e axhendës së Komitetit të Ministrave

Foto ilustruese

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës do të jetë në agjendën e sotme të Komitetit të Ministrave.

Lajmin e ka bërë të ditur dje Rejhan Vuniqi, këshilltare e presidentes Vjosa Osmani, duke theksuar shpresën për zhvillime pozitive.

“Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës është në agjendën e Komitetit të Ministrave që mbahet të hënën. Le të shpresojmë për zhvillime pozitive në këtë hap të rëndësishëm drejt integrimit evropian.”, ka shkruar Vuniqi.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshill të Evropës më 12 maj të vitit 2022. Aplikacionin fillimisht e shqyrton Komiteti i Ministrave dhe pastaj, fjalën përfundimtare e jep Asambleja Parlamentare, e cila përbëhet nga përfaqësuesit kombëtarë të shteteve anëtare. Pranimi bëhet me votat e 2/3 të shumicës.

Në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:34
Basha në Asamblenë Parlamentare të KiE: Shpresojmë pranimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës

Ish kryetari i Partisë Demokratike, deputeti Lulzim Basha ka marrë pjesë sot në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës. Në një postim në Facebook ai ka postuar një foto me deputetët kosovarë, Arben Gash dhe Besnik Tahiri, teksa tha se presin me shpresë që Komuniteti i Ministrave të vendosë mbi pranimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës me Arben Gashi dhe Besnik Tahiri, me shpresën se sot do të kemi lajm të mirë nga Komiteti i Ministrave që sot vendos mbi pranimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës” shkruan Basha në postimin e tij.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë