Aplikoi për pasaportë me emrin e të vdekurit/ Goditet grupi i falsifikatorëve (Detajet)

Aplikoi për pasaportë me emrin e të vdekurit/ Goditet grupi i falsifikatorëve (Detajet)

DURRES-Dy persona janë shpallur në kërkim, ndërsa është arrestuar punonjësi i gjendjes civile Vllahinë në Vlorë dhe po ndiqet në gjendje të lirë një punonjëse e gjendjes civile në Durrës. Ata akuzohen për penale "Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim të letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”.

Sipas policisë, i ndaluari është R.Y. 30 vjeç, banues në Mertiraj në Vlorë, punonjës i gjendjes civile Vllahinë, ndërsa në gjendje të lirë po hetohet K.P. punonjëse e gjendjes civile në Durrës.

Në kërkim është V.Z. nga Durrësi i cili kishte aplikuar për pasaportë me gjeneralitetet e një personi tjetër që kishte ndërruar jetë ne vitin 1997, por nuk e kishin ç'regjistruar nga Regjistri i Gjendjes Civile, si dhe E.K. punonjësi i kompanisë 'Aleat', pasi i ka vënë gjurmët e gishtave për aplikim për pasaportë të personit V.Z.

Materialet hetimore në kuadër të operacionit "IDENTITETI" do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durres per veprime të mëtejshme ,për veprat penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, “Shpërdorim të detyrës” dhe “Korrupsion pasiv  i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë