Aplikantët për platformën 'Gati për Shqipërinë', Rama: Gati aplikacioni për të ndjekur online ecurinë e procesit

TIRANË- Kryeminstri Edi Rama ka zhvilluar sot sesionin 18 të nismës 'Gati për Shqipërinë' ku janë prezantuar të tjerë aplikantë të cilët kanë dëshirë të kontribuojnë për Shqipërinë. Kryeminsitri Edi Rama ka bërë me dije se është bërë gati një aplikacion  në mënyrë që të gjithë aplikantët dhe drejtuesit të kenë mundësi të ndjekin online ecurinë e procesit.

Ndër të tjera Rama u bëri me dije aplikantëve se pas këtij prezantimi ata do të ndahen sipas fushave përkatëse dhe më pas do të kontaktohen për të zhvilluar një takim me ministrat ose titullarët përgjegjës për të diskutuar dhe më në detaje në lidhje me ecurinë e procesit. 

"Sot kemi sesionin e 18- të të dëgjesave të aplikantëve të përzgjedhur. Ky komunikim i sotëm është i pari, vlen për të bërë një prezantim paraprak, më pas do bëhet ndarja juaj sipas fushave dhe në një moment të dytë do merrni një e-mail me datën dhe orën kur  të takoni ministrin, ministren, titullarin përkatës sipas fushës për të bërë një komunikim më të detajuar. Është bërë gati dhe një aplikacion për  të pasur mundësi që të ndiqni ecurinë e procesit", tha Rama.

Kujtojmë se pas fitorës në zgjedhjet e 25 prillit, kryeministri Edi Rama shpalli nismën 'Gati për Shqipërinë' ku u ka kërkuar të rinjve ekselentë në Shqipëri dhe jo vetëm, ide dhe plane për qeverisjen në mandatin e tretë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • pika: 22/07/2021 14:08

    Ah mor te shkrete ....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja