Dhe në fakt, teksa sheh pikturat e Marjana Eskit, sheh dhe njeh nje art me peshë, i fortë në çka të jep për të përjetuar, nga ngjyrat, brendia, jeta qe filozon. Teksa kundron pikturën e saj, duket sikur jeta ka ndalur dhe ti duhet të lexosh, tregimin, ngjarjen , idenë që Marjana ka hedhur ne telajo, ku ngjyrat jane harminizim perfekt i idesë kërkuese që të ysht për të qënë pa kohë brenda saj. Në këtë intervistë, pjesë e librit, "Zonjat shqiptare në Nju Jork", që Albanian Excellence e ka në proçes punimi , Marjana Eski, rrëfën idenditetin e saj artistik që nisi që në vegjëlinë e saj në Tiranë, por që u rrit brenda nje suaze intelektuale dhe artistike si nisje në Liceun Artistik për të vijuar në Akademinë e Arteve të Bukura, për të përvijuar më pas të gjithë kompleksitetin e saj si një artiste e spikatur si piktore, grafiste, por dhe stiliste që në fillimin e organizimit të konkursve të para të bukurisë në Shqipërinë e pas viteve 90-të. "Moda për herë të parë në Shqipëri ngjante me një aventurë dhe do të ishte një provë e guximshme për kushtet e Shqipërisë aso kohe", kujton në këtë intervistë Eski.
Mbas një eksperience të gjatë në vendin e saj, do të gjëndej në një tjetër dimension dhe realitet i cili që në dukjen e parë të ofronte një impenjim për të kuptuar se me një investim të ri dhe sakrificë do të mund të plotesojë atë që në vendin tënd për fatin e keq mungonte. Do të ndodhej në Nju Jork, qyteti, që me jetën e pasur artistike,me galeritë dhe muzetë gjigande të mrekullon po aq me kryeveprat e mjeshtërve të mëdhenj të klasicizmit deri në artin modern e bashkëkohor. Dhe e gjitha kjo e ftonte Marjana Eskin, në një sakrificë për të bërë realitet një tjetër jetë. Por vetëm shtatë ditë pasi kishte ardhur në Nju Jork, do të niste punë ne Carmi Couture Collection në Fashion AV, në zemër të modës dhe më pas do të kishte një tjetër eksperiencë lidhur me profesionin e saj,pikturën, me Evere Green Painting Studios ku artistja shqiptare do të gjëndej mes mjeshtrave të pikturës murale që do të ishin koleget e saj për shumë vite. Për ekspozitën e e saj të parë në NY do të bëhej shkak një telefonatë nga një vajzë shqiptare në Universiteti i Merilandit që ishte informuar rreth këtij aktiviteti ndërkombëtar dhe gjeti rrugën të më kontaktojë për të më vënë në dijeni. Claudia Demonte pedagoge në këtë universitet, kuratore, kishte udhëtuar në 75 shtete për tre vjet për të zgjedhur piktorët që do të përfaqësohej në këtë ekspozitë. Marjana pati shansin të ishte një nder të zgjedhurat e saj. Në qershor të vitit 2000 do të bëhej përurimi i ekspozitës në galerinë White Columns ne Manhattan. Për një kohë të gjatë, ekspozita do të udhëtonte në shumë shtete dhe muze të Amerikës. Ele Magasin do të kishte një artikull ku titullohej: Around the World With 180 Women ku do të përmëndej, piktura abstrakte ekspresioniste Albania dhe Austria, imazhi i një portreti gruaje Zambia dhe art digital Malejzia dhe Argjentina. "Dita e përurimit ishte mjaft emocionuse kur shikoje veten në mes të aq shume artistëve të ftuarve, artëdashesve dhe koleksionisteve", kujton Eski. Vetë Claudia Demonte përuroi ekspozitën dhe në mbyllje të fjales së saj tha: "Historitë jane prekëse përtej besimit".
F.N :Ju jeni diplomuar për grafikë në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë Si lindi tek ju kjo dëshirë deri në përkushtim ? Si e kujtoni atë kohë ?
M.E:Këtë dëshirë, do tja dedikoja babait tim, sepse që në fëmijërinë time kur na tregonte përralla, shpesh i shoqëronte me vizatime që të na i bënte më interesante ndonëse nuk ishte piktor. Talenti është në gene trashëgohet por dhe kultivohet me punë. Kështu nisi që në vogëli të rritet interesi tek unë për pikturën. Shpesh kisha filluar të harrohesha netëve vonë duke vizatuar. Prindërit kishin vënë re këtë dukuri dhe filluan të më stimulonin. Me mbarimin e tetëvjeçares menduan se rruga më e mirë do të ishte një konkurs në Liceun Artistik. Ruaj një kujtim shumë të bukur nga dita e atij konkursi që e kisha pritur me pa durim. Tek qendronim ulur në një nga atelietë e pikturës, ndër stolat karakteristike dhe dërrasën e vizatimit me një letër përpara, për të vizatuar lulen tradicionale prej allçiu, ndjeva një dorë mbi supin tim.Ngrita kokën dhe pashë profesor Abdurahim Buza që pak më parë ishte prezantuar me ne për të na shpjeguar se çfarë duhej të bënim. Mu duk sikur ajo dorë në heshtje donte të më thoshte : "vazhdo se e ke bukur". Do të ishte konkursi i fundit për të, shtatori do ta gjente në pension mjeshtrin e madh të artit, profesorin e nderuar simboli i asaj shkolle. Ndërsa për mua shtatori i atij viti do të ishte hapja e rrugës së bukur drejt artit.
F.N:Si do ta konsideronit ju sot shkollën e piktures mbas kaq vitesh? A ka ndikuar ajo në suksesin tuaj apo talenti ju ka favorizuar? A ruani ju ende ndonjë pikturë të atyre viteve ?
M.E: Ishte Liceu Artistik që u krijua më parë e më pas ILA sot Universiteti i Arteve, ku unë u formova si piktore. Një grup studentësh të diplomuar në vendet europiane më të aferta gjeografikisht me Shqipërine sollën modelin dhe eksperiencen e atyre shkollave ku studjuan. Me punën dhe përkushtimin e tyre serioz ata do të përgatisnin studentët e parë të arteve. Unë studjova në ateljenë e profesor Hasan Caparit dhe Naxhi Bakallit rreth viteve 1968. Mbaj mënd që në vitin e parë mbanim me vete kudo, nje dosje me skica dhe vizatime .Une ruaja me shumë dashuri një portret te Sofia Loren, një vizatim me laps zmadhuar nga një fotografi. Ishin vite kur presioni ideologjik sa vinte e ndjehej më i ashpër. Marrëdhëniet me Kinen dhe ata që studjuan aty sollën frymën e një ideologjie te frikëshme. Korridoret e katit të parë të Liceut u mbushen me flet rrufe drejtuar mësuesve më të mirë . Pastaj filloi fushata mes nxënësve. Fletërrufe për shfaqje të huaja për modën, për muzikën perëndimore dekadente, për flokët e gjata, për gjithçka. Të gjitha këto të rrezikonin deri në përjashtim nga shkolla. Në gjithë këtë situatë të rëndë, ata të cilet do të ishin pranë nesh do të ishin ata pedagogë me të cilët shpenzonim orët më të shumta e kohën më të madhe në ateljetë e pikturës e vizatimit Nuk do të harohen bisedat profesionale me profesor Naxhi Bakalli e Hasan Capari që na ndihmonin të kuptonim atë që ishte e shenjtë, dashurinë për artin. Ne rriteshim dhe ndërgjegjësoheshim gjithmonë e me shumë për gjithçka që po ndodhte , ndërkohë përgatiteshim e formoheshim profesionalisht. Vitet 70-te do të më gjenin në ILA, në një tjetër ambjent pune me grup pedagogësh që kishin studjuar në vendet e linjes Bashkimi Sovjetik, Poloni, Çeki, Rumani. Unë studjova për grafikë . Por viti 72 do të shënonte një tjetër raprezalje në art që do të ndihej në mbarë vendin e sidomos në institucionet kulturore e shkollat e artit. Ne tashmë ishim të rritur dhe ishim me koshient për gjithçka. Kjo na bënte më pesimist për të ardhmen. Edhe ketu do të ishin pedagogët që do të na qendronin pranë jo vetem me profesionalizmin e tyre por dhe me bisedat e guximshme që shpesh të ngjanin me një propogandë të hapur kundra atij sistemi. E si të mos i përmendësh ata artistë avanguarde si Danish Junkniu, Thoma Thomai, Ksenofon Dilo qe aso kohe ishte dekani i atij institucioni, Edi Hila e të tjerë që me nivelin e lartë të mësimdhenies, njohuritë profesionale dhe fisnikerinë e tyre edukuan breza artistësh që sot i kujtojnë me respekt e mirënjohje. Mbaj mend që përgjithësisht ishim të interesuar të eksperimentonim e të provonim përtej kornizave e rregullave fikse të kohës.Çdo mbasdite punohej deri vone në të gjitha specialitetet Si konkluzion formimi në shkollë, dedikimi i një pune të përkushtuar me cilësi sjellin pa dyshim suksesin.
F.N :Ju keni punuar ne Liceun Artistik si mesuese e grafikes Si do ta kujtonit punen me nxenesit?
M.E :Mbas mbarimit të shkolles u emërova mësuese e pikturës në Liceun Artistik pa shkëputje nga puna dhe mbas pak vitesh do të kaloja në Liceun Artistik Jordan Misja ku do të jepja specialitetin e grafikës. Puna me nxënësit më jepte kënaqësi, energjia dhe dashuria për profesionin më bënin që orët e mësimit t'i konsideroja të shënjta. Gjithmonë jam përpjekur që nxënesit tju kultivoj dashurinë për artin e tju bëja të qartë që vetëm me punë, seriozitet e cilësi garantohet suksesi. Kisha ngritur një kabinet ku punohej. Nxënësit dukeshin gjthmonë e më të interesuar dhe më të qartë. Muret e kabinetit mbusheshin me detyrat e tyre që shpesh të befasonin. Ishin vitet e para të tranzicionit kur mjeshtri i madh i artit Ibrahim Kodra do të vizitojë për të parën herë atdheun dhe do të bëjë një vizitë në Liceun Artistik ku do të takohet dhe me kolegët e tij. Unë isha shefe e arteve figurative për pikturën aso kohe dhe bashkë me mësuesit e artit figurativ e shoqëruam atë në të gjitha ateljetë e shkollës. Tek sodiste me vëmëndje dhe kenaqësi punët e nxenësve në kabinetin tim të grafikës u kthye nga ne dhe na tha:-Mos e prishni shkollën -Paskeni nxenës të talentuar që duket se premtojnë shumë. Ne pamë njeri tjetrin në sy dhe falenderuam mjeshtrin për keshillën dhe vlerësimin që bëri.
F.N: CV juaj dëshmon për një aktivitet të gjërë ekspozitash si brenda dhe jashtë vendit. A mund të na thoni diçka lidhur me këto aktivitete?
M.E :Është vetë specifika e asaj shkolle që të edukon me punë. Mbaj mend që ende isha studente dhe bashkëpunoja me Shtëpinë Botuese Naim Frashri ku ilustroja libra për fëmijë. Gjithashtu kam qënë ilustratore e rregullt e revistave "Fatosi" "Pionieri" dhe "Yllkat". Mbasi mbarova Institutin e Arteve, mora pjesë për herë të parë në ekspozitën e Pranverës me një portret minatori që e kisha bërë në praktikën mësemore në Rubik. Dihet tashmë se ekspozitat e organizuara aso kohe ishin me tematike udhëzuar nga lart dhe kishte nje komisjon nga LSHA që i seleksiononte.Grafika zinte gjithmonë një vend të papërfillshëm dhe si e tillë pjesmarja ishte fare e vogël. Unë isha përfaqësuar përgjithësisht me grafikë ku përpiqesha ti shmangesha dhe tematikës. Aktiviteti im do të rritet mbas viteve 90 së pari me një ekspozitë në Bukuresht. Në 1992 e para ekspozite personale në GKA dhe më pas do të ekspozoja rregullisht brenda dhe jashtë vendit dhe kjo ishte një arsye që të frymezonte të punoje gjithmonë e me shumë.
F.N : Ju jeni njohur si një artiste e talentuar dhe në fushën e modës në Shqipëri , atehere kur moda njihej fare pak. Çfare kujtoni nga ajo kohe?
M.E:Kjo është një nga kujtimet më te bukura te krijimtarise time. Asgje nuk ka qënë rastësisht .Gjthmonë kam qënë e prirur dhe guximi smë ka munguar asnjëherë. Kujtoj vitet kur motra e babit që jetonte në SHBA dërgonte ndonjë pako me veshje që të na ndihmonte e të na kenaqte. Çdo gjë që ishte për mua do ta ndryshoja dhe do ta stilonja nga fillimi e pastaj do ta vishnja. Kur unë u bëra e njohur nëpërmjet spektakleve në Televizionin Shqiptar gjatë viteve 90-të, rastësisht takova një mësuesen time të Liceut dhe tek më uronte për suksesin ndër spektaklet më thotë :"Kur ishe nxenese ne Lice na dizenjoje modelet e fustaneve dhe kepuceve që bënim me porosi". E kisha harruar atë fakt dhe u kënaqa kur e dëgjova. Do të ishin vitet e tranzicionit që do të shpalosnin vizionin dhe idetë brilante te regjisores Vera Grabocka, që solli për herë të parë në ato vite historike bukurinë shqiptare në ekranin TV, Miss Albania 90, kërcimet moderne në "12 Vallzime pa një të shtunë", sot "Dancing With Star" apo "Rreth fatit për 12 javë",qe do të jetë konkursi i modës me 9 piktorë të talentuar të artit figurativ. Moda për herë të parë në Shqipëri ngjante me një aventurë dhe do të ishte një provë e guximshme për kushtet e Shqipërisë aso kohe. Mungonin të gjitha e aq më tepër për të bërë një konkurs mode, por si për çudi gjithshka u realizua me sukses. Dëshira për të bërë realitet atë çka kishte qënë tabu dikur, u arrit Ajo moda, që ishte shfaqje e huaj e privoi breza të tërë tashmë u shfaq në ekranet tona. Juritë e ngritura në Tiranë, Korçë Gjirokastër e Shkodër do të gjykonin për të zgjedhur fituesit. Veshjet ishin njëra më interesante se tjetra në karakterin e gjithë sejilit. Të binte në sy ornamentika dhe stili i veshjeve të Taulant Pustinës dhe Anila Zajmit me pasurinë e motiveve popullore, zgjedhur me shume shije. Veshjet e guximshme me grep të Diana Mizirit dhe Mikel Temos, eleganca ne stilin e Rikarda Nenshatit, Keti Jazexhiut dhe Lulzim Qoqja. Të gjithë bashkë me ndihmën e ndonjë tregetari qe sapo kish filluar të sillte nga Turqia ndonjë material ende të rendomte por falë talentit, seriozitetit dhe dëshirës për të provuar të parët atë fushë të bukur të artit të modës ,bëri të mundur realizimin e atij konkursi. Një meritë i takon mjeshtres së talentuar Shpresa Zeraliu dhe stafit të saj që bënë të mundur realizimin e tyre. Juritë vlerësuan me çmimin e pare Taulant Pustinën dhe veshja më e bukur e spektaklit do të ishte fustani që demostroi Ilda Reka stiluar nga Marjana Eski . Ilda do të ishte Top modeli i parë shqiptar, ndërsa unë do të vazhdoja rrugen e bukur të këtij arti për vite me radhë ndër spektaklet e regjisores Vera Grabocka.
F.N :Një artiste në karrierë që do të lerë pas gjithshka për të shkuar në SHBA Pse ky vendim?
M.E:Vizita ime në USA në shkurt të 97 koençidoi me vitin e mbrapsht në Shqipëri. Periudha e tranzicionit me ngjarjet e shumta të atij viti dukej se do të pengonte dhe do të vononte endrrën e një demokracie të civilizuar. Gjithkush me vizionin e tij bën zgjedhjet e veta. Artisti në çdo moment të jetës se tij ndjek me vëmëndje procesin e krijimit të bukurisë që zhvillohet në të gjitha kohërat për gjatë jetës dhe si e tillë kërkon të gjejë shteg për të realizuar endrrën e tij. Mbas një eksperience të gjatë në vendin tim do të gjindesha në një tjetër dimension dhe realitet që në dukjen e parë të ofronte një inpenjim për të kuptuar se me një investim të ri dhe nje sakrificë do të mund të plotesojë atë që në vendin tënd për fatin e keq mungonte NY me jetën e pasur artistike me galeritë dhe muzete gjigand që të mrekullonin me kryeveprat e mjeshtërve të mëdhenj të klasicizmit deri në artin modern e bashkëkohor të viteve të fundit, të plotesonte imazhin e mrekullisë së pikturës E gjithe kjo të ftonte në një sakrificë për të bërë realitet një tjetër jetë e në se kjo jetë do të ishte e realizuar , mendoj se gjithçka do mjaftonte.
F.N: Pavarësisht largimit ju keni përfaqësuar Shqipërinë në një ekspozitë ndërkombetare me 180 piktorë nga gjithë bota. Si erdhi ky moment?
M.E:Amerika për mua ka qënë një eksperiencë e mirë që në fillimet e saj. Vetëm 7 dite në NY dhe do të filloja punë ne Carmi Couture Collection në Fashion AV në zemër të modes dhe më pas do të ishte një tjetër eksperiencë lidhur me profesionin tim, pikturën Evere Green Painting Studios do të gjëndesha mes mjeshtrave të pikturës murale që do të ishin koleget e mi për shumë vite. Për ekspozitën e parë në NY do të bëhej shkak një telefonatë nga një vajzë shqiptare në Universiteti i Merilandit që ishte informuar rreth këtij aktiviteti ndërkombëtar dhe gjeti rrugën të më kontaktojë për të më vënë në dijeni. Claudia Demonte pedagoge në këtë universitet, kuratore, kishte udhëtuar në 75 shtete për tre vjet për të zgjedhur piktorët që do të përfaqësohej në këtë ekspozitë. Unë pata shansin të isha një nder të zgjedhurat e saj
Me aprovimin me vjen dhe kriteri i kësaj ekspozite .Në qershor të 2000 do të bëhej përurimi i ekspozitës në galerinë White Columns ne Manhattan. Më pas për një kohë të gjatë, ekspozita do të udhëtonte në shumë shtete dhe muzë të Amerikës. Ele Magasin do të kishte një artikull ku titullohej: Around the World With 180 Women ku do të përmëndej, piktura abstrakte ekspresioniste Albania dhe Austria, imazhi i një portreti gruaje Zambia dhe art digital Malejzia dhe Argjentina. Dita e përurimit ishte mjaft emocionuse kur shikoje veten në mes të aq shume artistëve të ftuarve, artëdashesve dhe koleksionisteve Vetë Claudia Demonte përuroi ekspozitën dhe në mbyllje të fjales së saj tha: "Historitë jane prekëse përtej besimit".
F.N :Ju sot gezoni të qenurit artiste e lirë, cili është arti që ju bëni ? Cila është një dita juaj në NY?
M.E: Piktura ka qënë jeta ime për 40 vjet. Arti është çështje energjish,dëshirë perpjekje intensive, punë e sakrificë. Në pikturën time abstrakte, ekspresiniste, përpiqem të jem unike. Shpesh filloj me një ide apo frymëzim dhe ngadalë e shtjelloj gjatë pikturimit.Nuk vizatoj çfare shikoj, por pikturoj çfarë ndjej dhe zbuloj gjatë këtij procesi duke kërkuar ndonjë realitet të ri, për ta thelluar e modeluar figurativisht. Shpesh në pikturën time qëndron bashkë abstraktja me figurativen Arti është një proces gjithmonë në kërkim për gjatë gjithë jetsë së artistit Zbulimi i idenditetit është një rrugë e gjatë që kërkon sakrifica ndërkohë që qëllimi i artistit është fare i thjeshtë të pikturojë dhe të ekspozojë. Cilësia ne art është një domosdoshmëri që kërkon dedikim. Ditët e mia në NY janë të lidhura kryesisht me aktivitetet e shumta që të ofron ky metropolitan. Po ashtu me takimet me kolege të të njëjtit profesin, vizitat në galeri dhe muzeume dhe diskutimet e këndshme mes kolegesh.
F.N :Cila nga aktivitetet tuaja ka qënë më mbreselenese dhe pse?
M.E: Nuk e kam aq të thjeshtë ta përcaktojë gjithsesi do të kujtoj fundin e vitin 1973 kur do të përgatitesha për mbrojtjen e diplomës. Tema që kisha zgjedhur dhe me pëlqente aq shumë ishte Migjeni dhe revolta e tij e fuqishme që me dukej aq aktuale në ato vite.E kisha titulluar projekt diplomën "Migjeni në analogji me kohën", po ky entuziazëm nuk do të zgjaste shumë .Mbasi u konsultova me udhëheqësin e diplomës pergjigja ishte "Në se do të përfaqesohesha me këtë diplomë do të rrezikoja me shumë se perjashtimin nga diploma Me lot në sy u ktheva në shtëpi për të nisur nga fillimi një tjetër temë këtë herë nga fshati që do bënte të mundur përfaqësimin tim në diplomë. Dhe kështu ndodhi. Vitet kaluan dhe unë ju riktheva përsëri për ta përfunduar atë ide të nisur aso kohe. Në vitin 1992 do të kisha ekspozitën e parë personale ne GKA në Tiranë "Migjeni në analogji me kohën". Ndersa gëzimi që kam ndjerë në qershor të vitit 2000 ishte kur përfaqësoja vendin tim në një ekspozitë ndërkombëtare me 180 piktorë nga gjithë bota. Kjo ishte nje tjetër ngjarje e rëndësishme për mua që më bënte të ndihesha krenare.
F.N: Si presidente e shoqates së artisteve Aof AAA, ku konsiston pozitiviteti i saj dhe a keni bërë konkretisht ndonje aktivitet?
M.E: Ritmi i jetes në NY me larminë e pa fund të aktiviteteve të kulturave të ndryshme ,karakteristike e këtij metropolitani gjigand, të fton të mos qëndrosh indifferent. Sot numri i piktorëve dhe artistëve është rritur dhe profesionalizmi i tyre ka një tjetër dimension si pasojë e eksperiencës së fituar. Ishte momenti që një bashkëpunim do të ishte i domosdoshëm për të prezantuar dhe në momentet e duhura artin dhe kulturën tonë nëpërmjet ekspozimit. Pjesmarrja nisi pak nga pak të shtonte radhet e artistëve. I pari aktivitet ishte një ftesë nga Uashington DS që ishte në traditën e këtij vendi ku piktorët sitizen të çdo kombi kontribonin në ambasadat amerikane të vendeve te tyre. Kështu këtë herë piktorët shqiptaro amerikane do të dekoronin ambasadën Amerikane në Shqipëri. Me pëlqimin e ambasadorit u bë një lloj seleksionimi dhe pikturat do të qëndronin atje deri në ndërimin e ambasadorëve. Tani ka ardhur koha per diçka tjetër.
F.N:Një zonjë që tashmë jeton në NY. Gjithsesi keni mall për Shqipërinë, për Tiranën , për miqtë e të afërmit?
M.E:Jetojmë në një shekull ku shkenca dhe elektronika me mrekullitë e saj ka shkurtuar distancat kohore dhe deri diku shpirtërore. Nëse dikur një udhëtim nga Europa në kontinentin Amerikan zgjaste me muaj, sot je brenda ditës. Pastaj, interneti me informacionin pa fund të sjell pranë gjithçka që ndodh në botë. Megjithatë malli është një fenomen i pa shmangshëm. Tirana që tashme e ka ndëruar pamjen e saj, emrin Tiranë nuk e ndryshon dot. E ai emer i bukur të sjell pranë gjithçka që ka lidhje me jetën tënde, me të afërmit, miqtë dhe shokët. Unë do ta quaja veten të privilegjuar që më është dhënë mundësia disa herë të rikthehem për të patur të njëjtin pozicion të stilistes së Miss Albania, Krishtëlindje në Tiranë me Inva Mulën si dhe dy koncerte të Inva Mules në Butrint, ku veshjet do të ishin të dizenjuara nga unë.
F.N:Ju jeni pjesë e integruar e shoqerisë Amerikane, si e shihni ju komunitetin shqiptar në NY ? Po rolin e gruas mbarë shqiptare në këtë proces?
M. E:Komuniteti shqiptar në USA ka ekzistuar gjithmonë. Unë e ndesha për herë të parë në 97 ne Akron Ohio kur vizitova motrën e babait [,hallen time] që kishte emigruar nga Korça në 1915. Vajzat e saj që kishin lindur në SHBA e nuk kishin ardhur asnjëherë në Shqipëri për arsyet që dihen, por që flisnin shqip, sikur të kishin bërë shkollën në Korçë. Kjo mua më befasoi dhe i pyeta: Si ka mundesi që e keni ruajtur kaq mirë gjuhën ? Më thane, gjyshet dhe prinderit ishin shumë konservatorë dhe rigoroze që në ta mesonim gjuhën e bukur shqipe. Babai na thoshte se është gjuha më e bukur në botë". Dhe babai i tyre, Pandi Janaq ishte ndër patriotët e parë të shoqatës Vatra. Ndërsa sot komuniteti Shqiptar ka të tjera dimensione, është rritur dhe ka fizionominë e tij. Individë të ndryshëm me vizionin e tyre më perkushtim, dashuri e patriotizem, përpiqen për të krijuar një lloj sigurie për të ruajtur traditat dhe gjuhën e e bukur shqipe. Dhe një shëmbull pozitiv janë çifti Zylo me shkollat e ngritura dhe me punën e tyre. Në universitetet më të mira të Amerikës sot studiojnë vajza dhe djem familjesh të thjeshta ardhur nga e gjithë Shqiperia dhe kjo i dedikohet rolit të gruas edukatës në familje të nënave që me punën e tyre kanë ditur të rrisin fëmijë të suksesshëm që janë krenaria jonë.
F.N :Çfarë do të donit të ndryshonit sot në Shqipëri?
M.E:Shqiperia duket se po kalon një tranzicion të vështire Dhe një nga arsyet është dhe mentaliteti i trashëguar dhe që do të marrë kohën e vet për tu kristalizuar. Politika nuk ka qënë asnjëherë hobi im dhe si e tillë nuk e kam të thjeshte të jap mendim aq me tepër që sjam në kontakt të perditeshëm me ngjarjet e situatat politike Megjithatë mund të them këtë nga eksperienca ime, Amerika më mësoi si punohet Në një kanal televiziv, Histori Canal, do të kuptoja se me sa sakrifica është bërë ky vend, me sa dhimje punë e dedikim është arritur gjithçka. Ky vend heterogjen me kultura kombesh te ndryshme, e kuptoi se duke vënë ligje dhe duke i respektuar e zbatuar ato me rigorozitet krijohet shteti.