Apple do të sjellë këtë vjeshtë ekranin me prekje në Mac duke përfshirë edhe Dynamic Island që ndodhet në iPhone.
Sipas Bloomberg, Dynamic Island do të gjendet në qendër.
Modelet me emrat e koduar K114 dhe K116, priten të dalin më afër fundit të vitit 2026. MacBook do të ketë çipin M6. Më parë, Apple ka qenë kundër ekranit me prekje për laptopët.
Modelet e reja 14-inç dhe 16-inç do të sjellin për herë të parë ekrane OLED në MacBook.
Edhe me ekranin e ri, Apple nuk synon të zëvendësojë iPad, por thjesht që përdoruesi të kombinojë dy veprimet, prekjen dhe klikimin.
Në këtë drejtim, versioni i ri MacBook Pro duket i ngjashëm me modelin aktual, duke përfshirë tastierën e plotë dhe hapësirën e mausit. Megjithatë, do të ketë një ndërfaqe dinamike të përditësuar që mund të ndryshojë midis optimizimit për prekje ose për të klikuar.
Ekrani i MacBook Pro do të ketë të njëjtat veçori standarde të prekjeve si iPhone dhe iPad, përfshirë lëvizjen e shpejtë dhe mundësinë për të zmadhuar ose zvogëluar imazhet dhe PDF-të.
Apple gjithashtu planifikon një Dynamic Island të ridizajnuar për iPhone 18 Pro dhe 18 Pro Max këtë vit që do të jetë më i vogël.
Komente




