Apple ofron zbritje për iPhone në Kinë për shkak të konkurrencës, telefona deri në 68 dollarë

Apple ofron zbritje për iPhone në Kinë për shkak të konkurrencës, telefona deri në 68 dollarë

Foto ilustruese

Gjiganti amerikan Apple është duke ofruar zbritje të rralla, deri në 68 dollarë, në modelet e reja të telefonave iPhone në Kinë, teksa tenton të ruajë tregun, pas rritjes së konkurrencës prej rivalëve të brendshëm, sikurse Huawei.

Promocioni katërditor, në periudhën 4-7 janar aplikohet në disa prej modeleve të iPhoneve, varësisht prej mënyrës së pagesës.

Këto zbritje vijnë edhe në kohën kur ekonomia kineze është në ngadalësim e sipër, dhe teksa blerjet e konsumatorëve kanë rënë në nivelin më të ulët në pesë muajt e fundit.

Këtë e ka përjetuar edhe Apple, pasi ka raportuar rënie të shitjeve në Kinë, tregun më të madh në botë për telefona të mençur.

Gjiganti kinez, Huawei është rritur shpejt dhe është bërë konkurrent i konsiderueshëm prej gushtit të vitit 2023, kur është fokusuar në krijim të çipave.

Huawei ka ndikuar në ulje të çmimeve të shumë pajisjeve teknologjike.

Perëndimi ka secilën herë e më shumë shqetësim për mënyrën e funksionimit të kësaj kompanie, pasi ka dyshime se të dhënat e klientëve i ndan me Qeverinë kineze./ REL

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Meloni fluturon për në SHBA për një takim me Trump në Mar-a-Lago, ja çfarë pritet të diskutohet

Meloni fluturon për në SHBA për një takim me Trump në Mar-a-Lago, ja çfarë pritet të diskutohet