Apple sjell risinë më të fundit për të gjithë përdoruesit e tij

Apple sjell risinë më të fundit për të gjithë përdoruesit e tij

Apple pritet të sjellë së shpejti përditësimin më të ri të sistemit operativ të iPhone, iOS 12, ku nuk mungojnë risitë për të gjithë adhuruesit e këtij smartphone-i.

Kompania gjigante e teknologjisë është duke punuar për të përmirësuar iPhonet që janë të pajisur me NFC me aftësinë për të zhbllokuar dyert, dhomat e hoteleve dhe makinat.

NFC, i pranishëm në iPhone 6 dhe lart, lejon shkëmbime informacionit pa kontakt dhe bën të mundur përdorimin e “Apple Pay” për të paguar për blerjet në dyqane duke e mbajtur telefonin afër një lexuesi të kartës së kreditit.

Apple po zgjeron aftësitë e veta në mënyrë që të mund të ndërveprojë në ndërtimin e sistemeve të sigurisë, automjeteve dhe madje edhe lehtësimin e pagesave në masë.

NFC-ja e re do të jetë në gjendje të punojë me aplikacione edhe kur telefoni është i bllokuar. Kjo do të thotë që ju mund të përdorni iPhone tuaj si një çelës dere duke prekur për hyrje, pa pasur nevojë të hapni një aplikacion.

Pritet që Apple të zbulojë këtë risi por edhe shumë më tepër rreth iOS-it në Konferencën e saj Zhvillimore Botërore, WWDC, muajin e ardhshëm.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kapshticë/ 5 ditët  e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat

Kapshticë/ 5 ditët e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat