Gjykatësja Lucy Koh, përgjegjëse për maxi-proçesin Apple kundër Samsung, ka humbur durimin. Përballë kërkesës së Apple për të paraqitur dëshmitarë të tjerë, pak orë para skadencës së afatit që kishin në dispozicion, gjykatësja shfaqi gjithë lodhjen e saj në një pyetje drejtuar avokatëve: “Po tymosni gjë crack?”, pyeti ajo e habitur. Kështu, avokati i Apple u detyrua të bënte një hap përpara: “Jo, nuk po tymos crack. Mund t’ua siguroj”.
Crack është një lloj droge që lindi në SHBA por është shumë e përhapur edhe në Britaninë e Madhe, duke filluar nga vitet Tetëdhjetë. Nxirret, përmes proceseve kimike, nga kokaina.
Në procesin mes dy gjigandëve të elektronikës nuk kanë munguar akuzat dhe kundër akuzat në lidhje me mos respektim të autorësisë së patentave dhe të drejtës së autorit, ndërsa akuzat e ndërsjella për kopjim kanë hasur në interesin e mediave ndërkombëtare.
Shenjat e para të mërzisë ishin regjistruar në qershor të vitit të kaluar kur procesi ishte ende në fazën e tij fillestare: që atëherë gjykatësja Koh kishte bërë një deklaratë mjaft kurioze. “Nuk mund të shkojmë të gjithë dakort? Do t’ju jap një kuti me çokollata”.
Në fillim të javës avokatët e Apple kishin kërkuar të dëgjonin dëshminë e Susan Kare, por që për probleme familjare nuk mund të paraqitej në gjykatë përpara ditës së hënë. Pozicioni i gjykatës ishte i parë: nëse zonja Kare nuk mund të vijë të dëshmojë brenda kësaj jave, nuk do ta bëjë kurrë më.
Ndërsa në seancën e datës 15 korrik, kërkesa që e bëri gjykatës të humbasë durimin. Të dyja shoqëritë kanë në dispozicion një total prej 25 orësh për të paraqitur çështjen, dëshmitarët, provat dhe të formulojnë përmbledhjen: avokatët e Apple, pak orë para skadencës së kohës së tyre, prezantuan një dokument të ri prej 75 faqesh në të cilin i kërkohej avokates që të dëgjonte dëshmitë e 22 personave të tjerë. “Ec tani! 75 faqe! - shpërtheu Lucy Koh - Në qoftë nuk po tymosni crack, ju e dini që këta dëshmitarë nuk do të dëgjohen kurrë”.
Maxi-proçesi mes Apple dhe Samsung duket se është ende larg fjalës “fund”, pavarësisht se duket tashmë qartë që durimi i gjykatëses është në nivelet minimale. Dy kompanitë nuk kanë probleme me kohëzgjatjen pasi tregu duket që jo vetëm nuk ka shfaqur shenja nervozizmi, por fitimet për të dy gjigandët e teknologjisë janë shtuar. “Ka vetëm një gjë në botë më të keqe se sa të flitet për ty - shkruante Oscar Wilde në ‘Portreti i Dorian Gray’ - Që të mos flitet fare”. Dhe duket se Apple dhe Samsung e kanë kuptuar shumë qartë këtë filozofi.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com