RIAD, 18 dhjetor /ATSH-AFP/ - Ministri saudit i Naftës theksoi sot se është e pamundur për vendin e tij, që ka presidencën e radhës së OPEC-ut, të reduktojë prodhimin e naftës pavarësisht rënies së çmimit në tregjet ndërkombëtare.
Pavarësisht rënies së çmimit të naftës, që ka humbur gjysmën e vlerës së tij që prej mesit të qershorit dhe nga ku mbretëria nxjerr të ardhurat e saj kryesore, Ali al Nouaimi u shpreh optimist për të ardhmen, duke e gjykuar si ciklike rënien e çmimit të arit të zi.
Duke vërejtur se fluksi i çmimeve në tregje i lëndëve të para, përfshirë edhe naftën, është normal, ministri saudit u shprej optimist për të ardhmen pasi "situata me të cilën ne dhe bota po përballemi aktualisht është ciklike dhe kalimtare".
Çmimet e naftës kanë rënë me rreth 50 për qind që prej qershorit, të prekura nga sasia e bollshme e ofertës, forcimit të dollarit dhe rënies së kërkesës. Refuzimi në nëntor i Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), nën presionin e Arabisë Saudite, për të mos ndryshuar prodhimin ndikoi edhe më shumë në çmimet e arit të zi në tregjet ndërkombëtare./
/G.S/ A.JOR.











