Arabia Saudite, gjendet një fosil i vjetër 85 mijë vjeçar

Arabia Saudite, gjendet një fosil i vjetër 85 mijë vjeçar

Foto ilustruese

Ankara - Në Arabinë Saudite është gjetur një fosil i gishtit që mund të ndryshojë historinë e migrimit të njeriut në rruzullin tokësor.

Detajet e zbulimit janë publikuar në revistën "Ecology and Evolution", ndërsa është zhvilluar në rajonin el Wusta të Arabisë Saudite. Hulumtuesit theksojnë se fosili i gishtit të gjetur në shtratin e një lumi të mbrojtur, mund të jetë i njeriut të parë dhe se është i vjetër 85 mijë vite.
Gjithashtu bëhet e ditur se në rast se kjo verifikohet, fosili do të jetë mbetja e parë e një njeriu që ka jetuar para 85 mijë viteve në Gadishullin Arab, transmeton Anadolu Agency

Julien Louys, paleontologu në Universitetin Griffith, duke tërhequr vëmendjen se zbulimi tregon që njeriu para 85 mijë deri 90 mijë vite më parë ka jetuar në një rajon përveç Afrikës dhe Mesdheut Lindor, ndau mendimin se njeriu para 60 mijë viteve ka migruar nga këtu.
Ekipi hulumtues ndërkombëtar mbështet edhe nga Komisioni i Turizmit dhe Trashëgimisë Kombëtare Saudite.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen