Arabia Saudite mund të njohë Izraelin nëse zgjidhet çështja palestineze

Arabia Saudite mund të njohë Izraelin nëse zgjidhet çështja palestineze

1705437285_lytyg8loyglo.JPG

Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Princi Faisal bin Farhan Al Saud

Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite tha të martën se mbretëria mund të njohë Izraelin nëse arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse, që do të përfshinte krijimin e një shteti palestinez.

"Ne jemi dakord që paqja rajonale përfshin paqe për Izraelin, por kjo mund të ndodhë vetëm përmes paqes për palestinezët, përmes një shteti palestinez," tha gjatë fjalës së tij, Princi Faisal bin Farhan, në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

I pyetur nëse Arabia Saudite do ta njihte më pas Izraelin si pjesë të një marrëveshjeje më të gjerë politike, ai u përgjigj: "Sigurisht".

Pas fillimit të luftës, tetorin e kaluar, mes Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas që drejton Gazën, Arabia Saudite “ngriu” planet e mbështetura nga Shtetet e Bashkuara, që mbretëria të normalizonte lidhjet me Izraelin, duke rishikuar me shpejtësi përparësitë diplomatike, thanë dy burime që kanë njohuri mbi qëndrimin e Riadit.

Dy burimet i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se do të ketë vonesa në bisedimet e mbështetura nga Shtetet e Bashkuara për normalizimin e marrëdhënieve mes Arabisë Saudite dhe Izraelit, që shihet si një hap kyç, për të arritur atë që kërkon në këmbim mbretëria saudite, një marrëveshje mbrojtjeje me Shtetet e Bashkuara.

Para 7 tetorit, kur luftëtarët e Hamasit të mbështetur nga Irani ndërmorrën sulmin në Izraelin jugor, udhëheqësit izraelitë dhe sauditë kishin sinjalizuar se po shënonin përparime të qëndrueshme drejt vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, që mund të kishin ndryshuar Lindjen e Mesme./ VOA


Lajmi kryesor:

Lufta/ Arrihet marrëveshja mes Izraelit dhe Hamasit: Ilaçe në këmbim të pengjeve izraelite! Media: Gjermania do të furnizojë Izraelin me tanke


K.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen