Arabia Saudite përgatitet për Botërorin 2034, zbulohet projekti fitues për stadiumin e finales! Do ketë 92 mijë ulëse
Projekti i stadiumit “King Salman” në Riad
Arabia Saudite ka nisur punën dhe përgatitjet për Botërorin e vitit 2034. Sauditët po investojnë sa i përket stadiumeve, për të pritur eventin madhor dhe më të rëndësishëm në rang kombëtaresh.
Në vitin 2029, Arabia Saudite do të ketë gati një nga stadiumet më të bukur në botë, ose ndoshta më të bukurin. Studio “Populous”, është shpallur fituese për ndërtimin e stadiumit të ri me 92 mijë vende. “King Salman” në Riad do të jetë stadiumi më i madh në Arabinë Saudite dhe ai i finales.
Stadiumi do të ketë edhe disa pishina të përmasave olimpike, por jo vetëm. Ndër të tjera, përfshihen edhe një sallë pritjeje dhe rreth 2,500 vende parkimi. Projekti përfshin gjithashtu objekte tregtare, fusha futbolli, një zonë tifozësh dhe një stadium me një pistë atletike.
Ndërtimi i stadiumit, është në kuadër të përgatitjeve për Botërorin e vitit 2034, që pritet të mbahet në Arabinë Saudite, edhe pse ende nuk ka një fitues, por me gjasë FIFA do ia besojë sauditëve këtë turne.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.9%
-
Pak
60.4%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 1170
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Cristiano Ronaldo dopietë në Champions League, e dërgon në 923 numrin e golave në karrierë
4 Shkurt, 11:10
-
Raporti i FIFA-s: Futbolli shqiptar përfitoi 3.9 milionë dollarë nga shitja e futbollistëve në vitin 2024
1 Shkurt, 12:00
-
Zyrtare/ Mario Mitaj firmos kontratën e re, klubi paguan 4 milionë euro
1 Shkurt, 09:02
-
VIDEO/ Cristiano Ronaldo tjetër gol në Arabinë Saudite, i 921-ti në karrierë
30 Janar, 19:24
-
Al Nassr bashkon Vlahovic me Ronaldon? Sulmuesi i Juventusit i kthen përgjigje arabëve
28 Janar, 14:05
-
VIDEO/ Cristiano Ronaldo spektakolar, goli i 920-të në karrierë është për 'kornizë'
26 Janar, 20:41
-
Mario Mitaj bind arabët në pak muaj, gati milionat për klubin rus
24 Janar, 14:41
-
Zyrtare/ Trajneri Rudi Garcia ulet në stolin e Belgjikës
24 Janar, 11:05
-
Pas telefonatës me Presidentin Trump, sauditët 600 miliardë dollarë investime në SHBA
23 Janar, 19:23
-
Mario Mitaj lë në hije Benzemanë, shpallet më i miri i ndeshjes te Al Ittihad (VIDEO)
23 Janar, 13:57
-
VIDEO/ Cristiano Ronaldo shënon dopietë në Arabi, i afrohet rekordit absolut
21 Janar, 17:34
-
E përditshmja britanike 'Manchester Evening News': Shqipëria ndër destinacionet kryesore për pushime në 2025
16 Janar, 20:25