PARIS -  Ekspertët francezë përjashtojnë tezën e helmimit si arsyeja e vdekjes së liderit palestinez, Yasser Arafat. Mësohet nga burime të hetimit, bën të ditur agjencia italiane e lajmeve Ansa.

Hetuesit e ngarkuar nga drejtësia franceze për çështjen e vdekjes së Arafat, e ndodhur në 2004 në spitalin Clamart, pranë Parisit kanë përjashtuar hipotezën e një helmimi të drejtuesit palestinez.

"Raporti përjashton hipotezën e helmimit dhe orientohet drejt vdekjes për shkaqe natyrale”, bëjnë të ditur burimet.

Raporte të fundit të ekzaminimeve të mjekëve zviceranë dhe rusë mbi veshjet e Arafat kanë zbuluar praninë e një sasie poloniumi 210 dhe ngritën hipotezën e një helmimi.

Ndërsa hetimet duket se po shkojnë drejt mbylljes së tyre mbi këtë dyshim.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)