Çdo 6 janar, fshati Polenë në qarkun e Korçës ringjall një nga traditat më të vjetra pagane të zonës, karnavalet e njohura si “Arapët e Polenës”.
Një ritual me histori mbi tre shekuj, vijon të mbahet gjallë falë përkushtimit të komunitetit vendas.
Rituali përfshin dalje në rrugë me maska dhe veshje të frikshme, të punuara kryesisht nga lëkurë kafshësh. Në traditën popullore, këto veprime lidhen me largimin e së keqes dhe nisjen e një cikli të ri vjetor. Edhe pse ka ngjashmëri me rite të tjera ballkanike, “Arapët e Polenës” mbeten një festë me identitet të veçantë lokal.
“Behen 36 vjet që fesothet, me veshje të punuara kryesisht nga lëkura kafshësh., nuk jemi ndihmuar nga bashkia e korcës apo institucione të kulturs por kemi nevojë', tha organizatori Gjergji Minka.
Tradita e “Arapëve të Polenës” u ndërpre për dekada gjatë periudhës së komunizmit dhe u rikthye pas vitit 1991. Që prej asaj kohe, ajo organizohet çdo vit pa ndërprerje.
Sipas organizatorëve, ekzistojnë edhe arkiva fotografike që dokumentojnë zhvillimin e saj përpara viteve ’90, duke dëshmuar vazhdimësinë brez pas brezi të këtij rituali unik.
Komente






Ngjan me Krampus me festen-tradite. Ne Austri
Përgjigju