TIRANE- Një takim letrar na mblodhi përsëri fundjavën e shkuar në ambasadën shqiptare në Londër. Flamuri ynë valëvitet në hyrjen që mban nr 33 në rrugen St’ George Drive’, rrugë tipike londineze. Të ftuarit që ngjisin shkallët e shtëpise sonë në UK për tu bërë pjesë e takimit nuk janë të pakët. I zoti i shtëpisë amasadori ynë z. Mal Berisha si dhe drejtori i 'The Albanian' organizuesi i takimit Petrit Kucana falenderojnë të pranishmit, njerëz të letrave autor tekstesh gazetarë e drejtues shoqatash, për pjesëmarrjen.
Kësaj here autori për të cilin jemi mbledhur është Arbër Ahmetaj, autor i disa botimeve me poezi dhe prozë në shqip dhe frengjisht. Ahmetaj u lind në Tropojë në vitin 1965, është diplomuar në farmaci nga universiteti i Tiranës dhe ai i Gjenevës. Që nga viti 1986 bashkëpunon me shtypin shqiptar të asaj kohe dhe më pas punon si gazetar në departamentin e informacionit në TVSH. Në 1993 ndërkohë që specializohej për diplomaci në Oksford, Washington Gjenevë dhe Maltë punon në Ministrinë e Punëve të jashtme në Tiranë.
Pas detyrash të ndryshme në këtë minitri emerohet sekretar i parë ne ambasaden shqiptare në Bukuresht. Nga shtatori i vitit 1997 vendoset në Sion të Zvicrës duke ushtruar dashurinë e tij të vjetër, punën si farmacist. Autori zgjodhi Londrën për prezantimin e letërsisë së tiij si vazhdimësi e përpjekjeve për të qenë sa më pranë me lexuesin shqiptar kudo ai ndodhet jashtë Shqipërie. "Brenda një viti kam takuar lexuesit e mi në Gjenevë, Bruksel, Tiranë,Kukës. Tropojë Durrës dhe sot në Londër.
NUk ka gjë më prekëse më njerëzore se udhëtimi i shkrimatrit drejt lexuesit te tij". - shprehet për Shqiptarja.com autori. Edhe pse momentalisht z.Ahmetaj ushtron me kohë të plotë profesionin e farmacistit shkrimi dhe letersia në të njejtën kohë janë një dashuri e pakonsumuar që sipas tij do ta përvëlojë deri në vdekje. Disa nga verpat në prozë që autori tregon se i kanë bërë shumë miq janë ‘Fletëhyrje për në varr’ ‘ Varri I braktisur’ si dhe libri me poezi ‘Më mori malli e dashur”.
Fjoralba Hysa Pano
Shkrimi u publikua sot (03.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com