Arben Bajo befason me nudot
femërore në Galerinë FAB

Arben Bajo befason me nudot<br />femërore në Galerinë FAB<br>
Skulptori i njohur, Arben Bajo, ka çelur një ekspozitë personale në Galerinë FAB, pranë Universitetit të Arteve. Ekspozita e nëntë e tij, që vjen përmes ndryshimeve të thella tematike, u çel me një pjesëmarrje të madhe të artdashësve dhe personaliteteve të njohura të artit.

Prezantimi me portrete dhe skulpturë në ekspozitat e mëparshme kanë ndikuar në qenien tuaj, dhe nuk kanë kaluar aq lehtë. Ekspozitë pas ekspozite, Arben Bajo është rritur dhe forcuar dhe po kështu jeni rritur dhe forcuar dhe ju, sepse ju ka ushqyer me shijen estetike, plot hire dhe pa hile”. Me këto fjalë iu drejtua piktori i njohur Gazmend Leka pjesëmarrësve gjatë çeljes së kësaj ekspozite. 

Në mes të ekspozitës qëndron e ulur Nudoja e madhe, krijimi më i fundit dhe më i rëndësishëm i Arben Bajos. Nudoja pozicionohet duke përmbushur temën e kërkuar nga autori me një ballafaqim të ri me publikun.

 “Është ajo konsekuenca që unë kam ndaj bindjeve të mia artistike, ndaj skulpturës së vërtetë, jashtë këtyre eksperimenteve pak abuzive”, tha Bajo duke iu referuar realizimeve të kohëve të fundit. 

Kjo vepër ka gjuhë, plastikë, tërheq si e gjallë. Nudoja e madhe e Bajos hap një kapitull ndryshe për artin shqiptar, thotë për Report TV studiuesi i artit Ermir Hoxha. 

Është mjaft interesante kjo eskpozitë në optikën dhe në dyzimin e vet, pra merr përsipër të pasqyrojë dhe pjesën estetike dhe pjesën didaktike dhe kjo përbën që dikotonomi që është thelbësore në skulpturën e Arben Bajos dhe e bënë ekspozitën e tij më interesante”, tha studiuesi i artit Ermir Hoxha.

Të tjera detaje skulpturale flasin një gjuhë që vizitorët kanë nisur ta ndjekin me vëmendje. Arben Bajo është një nga përfaqësuesit e skulpturës moderne të pas viteve ’90 dhe veprat e tij vijnë të konceptuara në një mënyrë origjinale. Skulptura e Bajos vishet me filozofi, ndjenjë dhe emocion. Ekspozita e tij do të qëndrojë e hapur në galerinë FAB deri më 10 nëntor.

[gallery]24379[/gallery]

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari