Arben Cara është komanduar në postin e drejtorit të Shërbimit Zjarrfikës duke zëvendësuar Holta Kominos, arsyet e largimit të së cilës, ende nuk dihen.

Ministri Balla ia ka deleguar kompetencat  Arben Carës deri në emërimin e drejtorit të ri të Shërbimit Zjarrfikës.

“Delegimin e kompetencave të drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin, drejtues zjarrfikës Arben Cara, me detyrë drejtor i Trajnimit dhe Mbështetjes Logjistike të MZSH-së, në Drejtorinë e Përgjithshme të MZSH-së”- urdhëron Balla.

Urdhri hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.