Shfaqja ‘Maskuar’/ Derhemi: Zgjodhëm Teatrin Eksperimental, jo ArTurbinën që është pallat sporti

Mungesa e dashurisë dhe dyshimi vendosin përballë njëri-tjetrit anëtarët e një familjeje. Por, kjo bëhet edhe më e dukshme, kur këto plagë shkaktohen gjatë një lufte guerile. Këtë trajton subjekti i “Maskuar” i Ilan Hatsor, që vjen nën regjinë e Milto Kutalit. Artistët që i japin zë kësaj shfaqje janë Alfred Trebicka, Arben Derhemi dhe Ismail Shino.

 Autori ka tre aktorë në vepër, ne sjellim edhe 7-vjeçarin Eri Ruga (Nadal), për të përcjell mesazhin në veprën tonë. Mendoj se duhet të investojmë për fëmijët tanë, që të hedhim mesazhet e paqes, të marrëveshjes dhe jo mesazhet e dhunës.

Regjisor Milto Kutali

Ngjarja është e vendosur në një fshat palestinez, në vitin 1990, por situata e tre vëllezërve palestinez, të cilët përjetojnë ethet e vdekjes për shkak të tradhtisë, gjendet kudo ku forcat ushtarake kanë ndarë njerëzit e afërt nga njëri-tjetri.

Aktori Arben Derhemi është pjesë e stafit të aktorëve në Teatrin Kombëtar, por ai rrëfen arsyet se përse zgjodhën, që kjo shfaqje mos të vihet tek ArTurbina, por tek Eksperimentali. Megjithatë, nuk do të mungojë as tek ArTurbina.

 Çdo ditë që kemi punuar kemi zbuluar gjëra të frikshme. Kur jemi nëpëmrjet tre vëllezërve mendojmë se jemi të dashur. Por, është shumë e rëndë edhe e dhimbshme si histori... ArTurbina është Pallat sporti, nuk është teatër. Pastaj kemi edhe një dashamirësi të një njeriu që ka dashamirësi për teatrin. Ne bashkëpunojmë me njerëz që e duan teatrin, jo me njerëz që i kanë shpallur luftë teatrit. Janë detyra që duhet që t’i bëjë çdo kush. Do të dalë që të këndojë edhe në Pallat të Sportit herë pas here.

Aktori Arben Derhemi


Aktori Alfred Trebicka e mendon situatë të vështirë për tetarin tonë, sepse në skenë ngjiten shfaqje, të cilat nuk shërbejnë në edukimin e publikut

Aktori Alfred Trebicka

Çdo shfaqje e re është provë edhe sfidë e re. Nuk është thjesht fakti, që përshkruhet një realitet që për ne është i prekshëm edhe jo i prekshëm. Por është sepse ajo që po ndodh në Izrael është gati çdo i ditë në edicionet e lajmeve.

Aktori Alfred Trebicka

Ajo që thashë është se në përgjithësi produkti teatror tek ne, ka shumë probleme. Probleme të karakterit profesional. Cilido mund të bëjë teatër, madje edhe pa u ngjitë fare në skenë. Shikojmë vepra të tjetërsuara. Produkti teatror ka shumë probleme se nuk ka institucione që të bëjnë rregullimin e kësaj. Fatkeqësisht kemi një viroz që në realitetin tonë mund të hipi çdo njeri në teatër.

Aktori Alfred Trebicka

Është një përgjegjësi që e kemi marrë përsipër që të jemi së bashku, unë e çmosh shumë këtë projekt me të cilin jam pjesë. Unë luaj vëllanë e vogël të veprës, që gjatë gjithë kohës është në përpjekje të frikshme për të shpëtuar vëllanë e madh, që akuzohet nga vëllai i mesëm, që është spiunë. E gjithë ngjarja përcillet nëpërmjet një kahsapan. Simbolika që ne duam që të përcjellim është se me të vërtetë pushimi ka burgjet e veta, por pushtimi më i madh është pushtimi i mendjes edhe shkatërrimi i vlerave emotive, vlerave njerëzore. Kjo besoj se është lufta e vërtetë, shkon deri në asimilim të vlerave njerëzore.

Aktori Ismail Shino

 Një fëmijë që jeton me ëndrrat, fluturimet edhe zogjtë krijon një emocion të veçantë tek kjo shfaqje... Përgjegjësinë për mjekësinë e mban specialisti, ndërsa këtu ne akoma menaxhohemi me sekser. Këtu flet një sekser edhe specialisti shet banane në trotuar. Edhe tek teatri Turbina ka një problem shumë serioz, teatri nuk bëhet kështu. Teatri në rolin e tij, ose si objekt nuk është thjesht një mur dhe një tavan, është akustika. Specialisti duhet që të mbajë përgjegjësi, jo sekseri. Sekseri është katër vite edhe pastaj vazhdon punën e vet. 

Mark Luli, kompozitor

Premiera e shfaqjes “Maskuar” është në datë 31 tetor në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dhuratë e hidhur për Krishtlindje? Armando Broja mund të shkarkojë Guardiolën! Liverpool e Chelsea luajnë për 'Boxing day'

Dhuratë e hidhur për Krishtlindje? Armando Broja mund të shkarkojë Guardiolën! Liverpool e Chelsea luajnë për 'Boxing day'