TIRANE - Për presidentin e universitetit “Kristal”, Ahmet Muça, janë krijuar edhe balada. Madje jo vetëm kaq, por autori i tekstit, Arben Duka, nuk ka ngurruar që pronarin e “Kristal” ta krahasojë me rilindasit e shquar shqiptarë, Naim dhe Sami Frashëri.
Kënga mban titullin “Kristal”, dhe këndohet nga Ylli Baka, ndërsa muzika mban firmën e kompozitorit të njohur të shumë këngëve të njohura të muzikës sonë, Adi Hila. Në videon që e shoqëron, që sigurisht ilustrohet me pamje të këtij universiteti privat, thuhet se kjo këngë i kushtohet universitetit “Kristal” dhe themeluesit të tij, Ahmet Muça. Kënga është publikuar në publikuar në “Youtube” më 15 nëntor 2011.
Se sa e frymëzuar është kjo baladë kushtuar Metit të “Kristal”, mjafton të lexoni tekstin e këngës”
Ylli Baka - Kristal
Nga behari në behar
Lule plot çel pranvera
“Kristali” lulja e parë
Lindi mbi lule të tjera
Zemërmadhi porsi deti
Me “Kristalin” kudo ndriu
Ahmet Muça nga Përmeti
Si Naimi dhe Samiu
Vitet vijnë, vitet ikin
Jeta hapin s’do ta ndali
Kush do dritën, diturinë
Kanë zemrën te “Kristali”
(ek/im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com