TIRANE- Arben Frroku, i akuzuari për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj ka dhënë shpjegime për 6 orë me rradhë në ambjentet e paraburgimit, ku mbahet i izoluar. Prokurori i çështjes dhe një oficer i policisë gjyqësore në prani të avokatit Tonin Prendi, kanë pyetur të akuzuarit e vetëm për vrasjen e Lamaj, duke i kërkuar shpjegime rreth vendodhjes së tij mbrëmjen e 24 shkurtit. Frroku, është pyetur edhe për konfliktet e hapuara që ka pasur me shefin e komisariatit nr.6, ku në këtë drejtim prokurorëve u është përgjigjur se të gjitha konfliktet i kishte denoncuar në prokurorinë e Tiranës dhe se priste konkluzjonet e hetimit. Biznesmeni ka rrëfyer për mbi 6 orë të gjitha lëvizjet nga zona e Pukës, ku ishte duke ndjekur një ndeshje futbolli, kthimin në Tiranë dhe lëvizjen e tij në orët e mbrëmjes me makinë në drejtim të doganës së Kapshticës, ku më tej ka udhëtuar në qytetin e Selanikut.
Alibia e Frrokut
Në dëshminë e parë që ka dhënë për Prokurorët e Krimeve të Rënda, Arben Frroku, ka qëndruar fort në alibinë e tij, duke pohuar se në momentin kur është ekzekutuar me armë zjari Dritan Lamaj, ai ka qënë në Elbasan së bashku me nipin e tij Jak Jaku. Për të provuar këtë alibi, nëpërmjet avokatit të tij Tonin Prendi, Frroku ka vënë në dispozicion dhe pamjet filmike të karburantit në Elbasan, ku automjeti ngjyrë e bardhë, tregohet duke hyrë në ambjentet e një karburanti dhe është furnizuar me naftë. Sipas tij prania në këtë zonë mund të verifikohet edhe nëpërmjet tabulateve telefonike. Më tej Frroku, ka sqaruar se ai kishte kaluar në zonën e komunës së Parisit, shumë pranë vendit ku u vra kryekomisari Dritan Lamaj, por një gjë e tillë sipas tij, është bërë 2 orë para se të ekzekutohej shefi i komisariatit nr.6 në Tiranë. Mësohte se Frroku i është përgjigjur të gjitha pyetjeve të prokurorëve.
Dëshmitari Ndoka
Lidhur me vrasjen e kryekomisarit Lamaj, prokuroria pretendon se ka mundur të sigurojë një dëshmi nga shtetasi N.Ndoka, që ka treguar me detaje vrasjen e punonjësit të policisë. Sipas kësaj dëshmie, personi që ka qëlluar me armës është Arben Frroku. Tashmë ky person është vënë në mbrojtje fizike nga prokuroria, e cila e konsideron me statusin e bashkëpuntorit të drejtësisë. Ndërkohë nga ana tjetër Arben Frroku dhe avokati i tij Tonin Prendi e cilësojnë administrimin në dosjen penale të dëshmisë së shtetasit N.Ndoka, si të paligjshme. Për më tepër ata shtojnë se dëshmia e bashkëpuntorit të drejtësisë është një trillim dhe se nuk mund të meret si provë në gjykatë.
Shkrimi u publikua sot (15.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com