Arben Imami e akuzoi se kishte dhënë urdhrin për vrasjen e 4 protestuesve në 21 janar, Basha: Shpifje e ulët

Arben Imami e akuzoi se kishte dhënë urdhrin për vrasjen e 4 protestuesve në 21 janar, Basha: Shpifje e ulët

1639901998_1639828841lulzimbasha.jpg

Lulzim Basha e ka cilësuar një shpifje të ulët, deklaratën e Arben Imamit se ka qenë Basha ai që ka dhënë urdhrin për vrasjen e 4 protestuesve në 21 janar.

“Keni dëgjuar shumë akuza të hidhen ndaj meje këto 3 muaj, disa janë kaq qesharake sa edhe mediat më të disponuara kundër meje e PD nuk i kanë reflektuar, disa janë kaq banale sa nuk ka merituar përgjigje, akuza banale. Ka pasur një proces hetimi, ndjekje penale dhe gjyqësor për 21 janarin dhe ka pasur dënime, nëse çdo kush ka diçka ndaj meje, nuk i fshihem dhe nuk i jam fshehur ndaj drejtësisë, nuk kam asgjë të re, i kam thënë ato që kam pasur të re, një shpifje e ulët që vjen nga dikush që e kam njohur personalisht, dhe nuk e dija që do të vinte në këtë nivel, të një mashtruse, është pjesë e hesapit të tij dhe të drejtësisë. Jam i hapur, nëse zotëria me fjalë e ha turpin me bukë le ta hap, jam personi më i akuzuar gjatë kohës që PD ka qenë në pushtet, pasi PD la pushtetin, dhe nuk i jam fshehur drejtësisë sepse nuk kam asgjë”, tha Basha.


Lajmi kryesor:

Protesta e Berishës, Basha: Iu bashkuan edhe ata që e urrejnë, por i janë vënë pas për interesa personale! Dhashë urdhër për vrasjet në 21 janar? Shpifje e ulët nga Arben Imami


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja