Protesta e Berishës, Basha: Iu bashkuan edhe ata që e urrejnë, por i janë vënë pas për interesa personale! Dhashë urdhër për vrasjet në 21 janar? Shpifje e ulët nga Arben Imami

Protesta e Berishës, Basha: Iu bashkuan edhe ata që e urrejnë, por i janë vënë pas për interesa personale! Dhashë urdhër për vrasjet në 21 janar? Shpifje e ulët nga Arben Imami

Kreu i PD-së, Lulzim Basha

TIRANË- Lulzim Basha është shprehur se ka ndjerë keqardhje ku ka parë dhjetëra demokratë në selinë e PD-së, për t’iu bashkuar protestës së Sali Berishës. Ai tha se krah Berishës qëndrojnë persona që e urrejnë, por sot e mbështesin për interesa personale. Kryedemokrati tha se protestuesit ishin ndarë në dy pjesë, njëra që janë aty për interesa personale dhe demokratët e thjeshtë, që janë të dëshpëruar dhe ndaj kësaj kategorie, ai tha se ndjen përgjegjësi e faj.

"Në oborr kishte demokratë, jo thjesht njerëz të interesave të ngushta që e urrejnë dhe e kanë urryer Sali Berishën, e që i janë bashkuar për interesa të ndryshme. Aty kishte demokratë që i kam pasur në krah në beteja. Ti shohësh të keqpërdoren në funksion të interesave personale të një njeriu, qoftë ky Sali Berisha që ka dominuar PD këto vite, t’i shohësh të keqpërdoren ndjesia e parë teksa i shihja është një ndjesi dhimbjeje.

Ata janë njerëz që s’e meritojnë të keqpërdoren. Ata po vuajnë gabime. Ata kanë dhënë shpirtin e tyre, jo për të madhe një vend pune, por demokracinë, triumfin e saj, mbi 8 vite të një qeverisje që pak ka të bëjë me demokracinë e Shqipërisë. Ndjesia e parë është keqardhje kur sheh ata demokratë aq sa ishin të përdoren. Ndjenja e përgjegjësisë për të bërë gjithçka që këta demokratë të mos i kesh të pashpresë, por t’i kem në krah, në krahun tim, në një betejë frontale, këtë herë me pjesën dërrmuese të shoqërisë. Me një betejë që s’ka të bëjë me karrierën time dhe hallin tim personal, por fatin e shqiptarëve”, tha Basha.

Basha është ndalur të flasë edhe për akuzat e Arben imamit, i cili tha se ka qenë kryedemokrati ai që ka dhënë urdhrin për vrasjen e 4 protestuesve në 21 janar. Për Bashën, kjo është një akuzë e ulët që vjen si rezultat i luftës së brendshme brenda PD-së, e ndërsa shtoi se lidhur me këtë dosje të bujshme nuk ka asgjë të re për të thënë përpara drejtësisë.

"Ka pasur një proces hetimi, ndjekje penale dhe gjyqësor për 21 janarin dhe ka pasur dënime, nëse çdo kush ka diçka ndaj meje, nuk i fshihem dhe nuk i jam fshehur ndaj drejtësisë, nuk kam asgjë të re, i kam thënë ato që kam pasur të re, një shpifje e ulët që vjen nga dikush që e kam njohur personalisht, dhe nuk e dija që do të vinte në këtë nivel, të një mashtruse, është pjesë e hesapit të tij dhe të drejtësisë", tha ndër të tjera Basha. 

Duke u ndalur te 18 dhjetori, Basha ka thënë se akti më i rëndësishëm i marrë nga Kuvendi Kombëtar është zgjedhja e së ardhmes e shkëputja nga e shkuara.

“Te ne rëndon tani guri i provës që qytetarët të na besojnë. Ne lindëm në ditët më të errëta si shpresa e shqiptarëve dhe tani është detyra jonë që të jemi aty ku duhet. Liria vjen me përgjegjësi të mëdha. Akti m i madh që ka bërë Kuvendi Kombëtar është që ka zgjedhur të ardhmen. Kjo do të thotë të shkëputesh nga ajo pjesë që të mban në vendumëro ose të tërheq prapa në qasjen ndaj qytetarëve, të vërtetës, medias.” – tha Basha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:58
Arben Imami e akuzoi se kishte dhënë urdhrin për vrasjen e 4 protestuesve në 21 janar, Basha: Shpifje e ulët

1639901998_1639828841lulzimbasha.jpg

Lulzim Basha e ka cilësuar një shpifje të ulët, deklaratën e Arben Imamit se ka qenë Basha ai që ka dhënë urdhrin për vrasjen e 4 protestuesve në 21 janar.

“Keni dëgjuar shumë akuza të hidhen ndaj meje këto 3 muaj, disa janë kaq qesharake sa edhe mediat më të disponuara kundër meje e PD nuk i kanë reflektuar, disa janë kaq banale sa nuk ka merituar përgjigje, akuza banale. Ka pasur një proces hetimi, ndjekje penale dhe gjyqësor për 21 janarin dhe ka pasur dënime, nëse çdo kush ka diçka ndaj meje, nuk i fshihem dhe nuk i jam fshehur ndaj drejtësisë, nuk kam asgjë të re, i kam thënë ato që kam pasur të re, një shpifje e ulët që vjen nga dikush që e kam njohur personalisht, dhe nuk e dija që do të vinte në këtë nivel, të një mashtruse, është pjesë e hesapit të tij dhe të drejtësisë. Jam i hapur, nëse zotëria me fjalë e ha turpin me bukë le ta hap, jam personi më i akuzuar gjatë kohës që PD ka qenë në pushtet, pasi PD la pushtetin, dhe nuk i jam fshehur drejtësisë sepse nuk kam asgjë”, tha Basha.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatosi: 21/12/2021 02:53

    Ti me saliun dhate urdherin per te vrare 4 protestuesit ne 21 janar..pse nuk kundershtove ti lulzim kur SHEFI yt.nuk Lejoi prokurorine te merrte te pandehur gardistet...kriminel I lindur...

    Përgjigju
    • Balo Bënça: 21/12/2021 06:37

      Ku e di ti kush urdhëronte dhe kush rrihte në atë godinë,kush vriste dhe kush hante goditje në kokë me dorezë pistolete...???? Kanë qenë çunat e tatës,ata që vranë Brocin,Azemin,Pashkon ,Sokolin ...kanë qenë njerzit e familjes Soprano që po bëjnë revolucion ...nuk e pirdhte kush as Lulushin as Gardën! Madje atyre shyqyr që s'u shkoi mendja t'i fusnin një plumb bythës Lulkës,se e shpallte martir të Demokracisë vrasësi plak.... Lëri aludimet prej militanti....gjithë Shqipëria e di kush është ai që vret!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja