Arben Kraja drejt largimit, më 16 shtator hapet gara për kreun e ri të SPAK! Emrat, kush janë 3 kandidatët

Arben Kraja drejt largimit, më 16 shtator hapet gara për kreun e ri të SPAK! Emrat, kush janë 3 kandidatët

Kreu i SPAK, Arben Kraja

Më 16 shtator pritet të zhvillohet mbledhja e parë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë i cili pritet të nisë gjithashtu edhe garën për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme. Kreu i KLP, Alfred Balla u shpreh se drejtuesi aktual, Arben Kraja përfundon mandatin në datën 18 dhjetor dhe si detyrim këshilli duhet të hapë 3 muaj para garën. Më 19 dhjetor merr detyrën drejtuesi i ri dhe Kraja mbetet prokuror i SPAK, pasi si prokuror mandati është 9 vite ndërsa si drejtues zgjidhet çdo 3 vite. Drejtuesi i SPAK nuk ka të drejtë rizgjedhjeje, gëzon vetëm 1 mandat.

“Drejtuesi aktual i Prokurorisë së Posaçme përfundon mandatin në datën 18 dhjetor dhe ne kemi detyrimin si Këshill që 3 muaj para përfundimit të hapim garën. I bie që javës tjetër, në mbledhjen e ardhshme të Këshillit që kemi fiksuar në datë 16 shtator, një nga pikat në rendin e ditës do të jetë edhe hapja e garës për drejtues të Prokurorisë së Posaçme”, shprehet kreu i KLP, Alfred Balla.

Siç edhe më parë gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka raportuar, tri janë kadidatët të cilët kanë shfaqur interes, bëhet fjalë për prokurorët Edvin Kondili, Klodian Braho, Andand Xholi.  Balla gjithashtu tregoi më shumë mbi kriteret që favorizojnë më shumë kandidatët:

“Kuptohet që kandidatët që kanë më shumë eksperiencë në drejtim, sepse mundet të jesh një prokuror i mirë, por nuk je menaxher i mirë i një zyre. Kandidatët që kanë spikatur me punën e tyre.

Ata që kanë një figurë edhe mediatike dhe marrëdhënien me median dhe publikun për aq sa i takon. Kandidatët që kanë eksperienca në hartimin e akteve nënligjore dhe rregulloreve do i kemi parasysh në përzgjedhje. Plotësimi i SPAK me 20 prokurorë, sipas Ballës do të duhet të presë, pasi Këshilli është fokusuar në plotësimin e vakancave në prokuroritë e rretheve aty ku mungojnë 104 prokurorë

“Burimi kryesor i futjes së prokurorëve në sistem është Shkolla e Magjistraturës dhe që kur jemi krijuar kemi emëruar 40 prokurorë. Këtë vit ne emëruam 22. Për të zbutur vakancat i kemi propozuar Kuvendit që të bëhet i mundur ndryshimi i ligjit në lidhje me prokurorët që janë në proces studimi të cilët vitin e 3 të munden ta bëjnë praktikë të pagueshme dhe të punojnë në sistem”.

Kreu i KLP thotë se ndryshimi i ligjit do të sjell më shumë burime njerëzore në sistem.

Klodian Braho,  Edvin Kondili, Adnan  Xholi

 

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ledi: 10/09/2022 16:28

    SPAK u krijua si prokurori e pisacne kynder krimit te irganizuar dhe mbi te gjitha oer hetimin e politikaneve te larte .Kaluan tre vjet konkluzioni asgje per Krajen !A marrin rroga super te larta ne krahadim dhe mbi presidentin ?Psa jaq shume kyr nuk justifikohet objektivi per te cilin jane emeruar ?

    Përgjigju
  • Liku: 10/09/2022 14:41

    Kraja duhet te dali para drejtesise mbasi ka fjetur gjume dhe nuk ka hapur dosjet duke marre rrogen pa bere pune

    Përgjigju
  • Dori: 10/09/2022 13:05

    Deri tani deshtim total Spak.. ky Kraja beri nje vrime ne uji njesoj si llalla, spaku ka nevoj per nje kryetar me bole jo frikacaker..

    Përgjigju
  • Erisa: 10/09/2022 12:57

    Do mbahet mend si njeriu u T.D, qene emer te tij gjithe kriminelat e veriut u mbrojti dhe nuk i hetoi.Eshte nga ata prok, qe bente “çoka” gjithe sistemin e drejtesise ne emer te pozicionit qe ka. Elementi me i degjeneruar prej te cilit Spak ishte me keq sikur te mos ekzistontr fare. Totalisht deshtim

    Përgjigju
  • Cubel breca: 10/09/2022 12:31

    Gjynah eshte lodh shummmmmmm i shkreti ka nevoj mer pushim!!!! Une me then te drejten se. ** di*" se cfar ka ber e ku ka qene. Kur do vij koha qe te kemi burrrrrra per kete vend??????????????????????????? Shpresojm ne pafunesi.

    Përgjigju
  • Palaco: 10/09/2022 12:17

    Kujt po i rruhet se kush shkon e kush vjen. Faturat njesoj do ti paguajm. Leke skemi per te mare me shume. Vari teneqen

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 10/09/2022 11:46

    Po ikën A.Kraja nji lloj si Tik Llalla zero dënime nga BALENAT 32 vjeçare si SB,IM,LB,MK,FM,Saliani i dosjes Babale e KO..! -Deri në dhjetor SPAK do flëj gjumë.Pas Krajës do vendoset në Tikë tjetër më frigaman se Ata.Ndaj,Sb,IM.. tallen me drejtësinë në 32 vite ndonse kan bërë nga 50,101 vjedhje e Vrasje që SHBA+ANGLIA..e shpallën non grata..në listën e zezë me fakte kokëforta që ju numëruan në 19 maj 2021.Mesaduket SHBA që po monitoron drejtësinë po dështon me "sukses"të plotë.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 10/09/2022 09:36

    Deshtimi i deritanishem i SPAK per goditjen krimit dhe korrupsionit shteteror eshte deshtim i USA në Shqiperi. Ky deshtim çon ne varferi te tejskajshme shqiptaret te cilet masivisht po braktisin vendin e tyre. Eshte dhimbje shume e madhe dhe me pasoja te pariparueshme kurren e kurres.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kuvendi do miratojë Buxhetin 2025/ Nga sot dy ditë seancë maratonë, PD ka paralajmëruar protestë nesër kur pritet të jetë votimi

Kuvendi do miratojë Buxhetin 2025/ Nga sot dy ditë seancë maratonë, PD ka paralajmëruar protestë nesër kur pritet të jetë votimi