Arben Malaj në A1Report: Luftë 
informalitetit...por jo kështu!  

Arben Malaj në A1Report: Luftë <br />informalitetit...por jo kështu!  
Për ish-ministrin e Financave dhe të Ekonomisë Arben Malaj lufta për të ulur nivelin e informalitetit në ekonomi është një gjë e domosdoshme. Malaj gjatë intervistës së dhënë për A1 Report tha se kjo nuk duhet bërë me masa sforcuese.

“Si çdo ekonomist, mbështetës domosdoshmërinë për të ulur informalitetit. Nuk jam dakord me mënyrën se si do të luftohet. Shqipëria e ka niveli ne informalitetit më të ulët se vendet e rajonit. Nuk duhet të mendojmë që ky popull e meriton që t’i biesh me dru. Shqiptarët meritojnë një qeveri të mençur. Është e domosdoshme që ekonomia informale të ulet, por kjo të bëhet përmes tre hapave; lehtësim, formalizim dhe më pas penalizim”, tha Malaj.

“Aksionet e sforcuara nuk kanë rezultate të qëndrueshme. Bazuar në stadiumet e bëra për vende të tjera, nuk rekomandohet dhe nuk konsiderohet e suksesshme një fushatë penalizuese”, tha më tej ish-ministri i Financave.

Malaj shprehet se qeveria është ndoshta “e detyruar” të marrë këto hapa për shkak të vështirëdive në buxhet që është krijuar nga mbledhja e ulët e të ardhurave. Duke bërë thirrje që të mos ketë një frymë “terrorizuese” ndaj biznesit, Malaj vë theksin edhe tek administrat tatimore.

“Ka njerëz me probleme por ka edhe njerëz për të cilët është investuar shumë që prej vitit 1992. Shpesh këta njerëz janë viktimë të rotacioneve politike. Mbështes çdo masë për punonjësit e korruptuar. Në botë kur flitet për ekonominë informale nuk flitet me kaq urrejtje”, tha ai.

Malaj duke shprehur mendimin se niveli i ekonomisë informale në Shqipëri është 33-34%, thekson se kësaj pjesë të ekonomisë i duhen njohur edhe kontributet.

“Ekonomia informale është 33-34% aq sa e kanë të gjitha vendet në tranzicion. Kontribut në zbutjen e papunësisë dhe varfërisë. E dyta, ajo që nuk bie dakord që duhet t’ia shpjegojë kryeministri nuk është biznesi i vogël që krijon probleme. Nuk quhet biznesi informal, biznes i zi, por gri. Biznes i zi quhet korrupsioni, droga, prostitucioni etj. Prandaj ekspertët kërkojnë që lufta të nisme luftën kundrabandës dhe korrupsionit”, tha Malaj.

“Paratë informale shkojnë për familjen, nuk është bërë njeri aq i pasur me tregëti informale. Paratë që vijnë nga kontrabanda monopolizojnë tregjet. Nuk rriten rrogat dhe pagat se mblidhen më shumë taksa. Por për shërbime bazë, shëndetësi, arsim, infrastrukturë, dhe investime të tjera.”

Për Malajn nuk mund të krijohet një kulturë për pagimin e taksave me anë të detyrimeve.

“Janë provuar të gjitha format. Kultura nuk vjen nga forca. Nuk merret kultura me dhunë. Nuk këshillohen ambiciet për rezultate të mëdha në një kohë të shkurtër. Janë studiuar 162 vende nga 1999 – 2007, ekonomia informale duhet luftuar përmes lehtësimit. Rezultatet janë më të qëndrueshme”, shprehet ish-ministri duket kërkuar që të bëhen reforma dhe jo aksione.

Malaj është kundër gjobitjes së konsumatorit në rastin kur ai nuk tërheq kuponin tatimor. “Dokumentimin e shitjes e bën biznesi, nuk është përgjegjësi e klientit”, u shpreh ai.
Duke marrë shkas nga ajo që ndodhi sot në rrugën “Myslym Shyri” ku shumica e dyqaneve ulën qepenin, Malaj thotë se duhet hetuar dhe përgjegjësia duhet të bjerë mbi inspektorin e zonës.

Ai ka edhe një kundërshtim për vlerësimin e kryeministrit Edi Rama se tani po “vjen era shtet” si edhe për refrenin se “nuk është bërë asgjë në 23 vjet”.

“Që të biem dakord ky nuk është një vlerësim që behet kollaj nga një kryeministër i një vendi. Ka institucione që bëjnë klasifikime. Era shtet? Mjafton të vinte në Tiranë se ka drejtuar bashkinë e Tiranës për 12 vjet. Ajo që nuk është bërë mirë, nuk është bërë edhe nga ju”, tha ish-ministri.

Malaj e mbylli intervistën duke thënë se, ndoshta qeveria do t’ia dalë të mbledhë më shumë para, por kjo nuk do të thotë se do të ketë më shumë rritje ekonomike.

“E para nuk e dëshiroj dështimin, por jam i bindur që nuk do të japë ato rezultate që jep qeveria. Në momentin që shqiptarët që për shkak të detyrime të sforcuar do të kenë më pak para në dorë atëherë do të konsumojmë më pak. Pa rritje ekonomike një vend nuk ka zhvillim. Kur qeveria nuk realizon do të ardhurat kërkon borxh, por biznesi nuk kur ka të ardhurat? Ti vënë thonjtë në fyt!”, përfundoi Malaj.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Wisner: Ambasada e SHBA mbështet gazetarinë investigative

Wisner: Ambasada e SHBA mbështet gazetarinë investigative