Arben Ndoka: Akuzat e PD janë
politike, nuk kam qenë në Itali

Arben Ndoka: Akuzat e PD janë<br />politike, nuk kam qenë në Itali
Deputeti i Partisë Socialiste Arben Ndoka e ka cilësuar sulm politik, publikimin e materialeve ku ai konsiderohet si deputeti I dënuar për trafik prostitucioni. “Ka disa ditë që emri im është rikthyer në debatin politik të opozitës, duke u përpjekur të prodhojnë kapital politik, duke denigruar mua, familjen time dhe duke spekuluar me të shkuarën time”, shprehet Ndoka.

Ai pranon se ka një gjykim ndaj tij në Itali, por shton se vendimi nuk është i drejtë pasi nuk ka qenë në shtetin fqinj, por ka punuar në Shqipëri. “20 vite më parë, ndaj meje ka nisur një proces gjykimi në Itali në mungesë time, në mungesë të një avokati të autorizuar nga unë dhe pa dijeninë time, akuza të cilat nuk i kam pranuar dhe jam në një proces për rihapjen e gjykimit kundër tyre. Jam njohur me atë vendim në vitin 2002, dhe kam bërë transferimin e dosjes në Shqipëri, duke e shlyer dënimin e dhënë padrejtësisht në mungesë time.

Për dijeni unë kam jetuar dhe punuar gjithmonë në Shqipëri dhe gjatë gjithë jetës sime kam vetëm dy qëndrime njërin 6 muaj dhe tjetrin 7 muaj jashtë Shqipërisë. Unë kam kryer një dënim për një faj që nuk e kam kryer dhe të ngarkuar në adresë time nga njerëz të tjerë, por shpresoj që procesi që po rihapet dhe ta pastroj këtë histori aksidentale ndaj meje”, sqaron Ndoka. Në një letër publike deputeti socialist shton se duke filluar nga viti 1996 ka punuar në një kompani private në Lezhë, më pas ka shërbyer në Gardën e Republikës dhe pastaj në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Ndërtimit.

Ndërkohë që në kohën që Partia Demokratike ka qenë në pushtet pas vitit 2005, Ndoka deklaron se ka punuar në Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik Kombëtar si Drejtor i Drejtorisë se Ekzekutimit, e më pas ka punuar si Drejtor i Drejtorisë së Inspektimit Teknik po në Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik Kombëtar. “Kam pas oferta të hapura dhe të fshehta nga PD për të kandiduar në emër të tyre, por nuk i kam pranuar”, shprehet Ndoka.

Duke iu përgjigjur akuzave të kreut të PD-së Lulzim Basha, Ndoka shton se ai nuk është katapultuar në politikë. “Nëse ekziston dikush në politikën shqiptare që është në krye të një partie vetëm se ka mikluar vajzën e shefit dhe e ka trafi kuar këtë miklim në karrierë politike, është pikërisht Lulzim Basha”, shprehet ai ndërsa shton se Basha “nuk jep dot asnjë shpjegim se si është bërë milioner duke qenë politikan”. Unë nuk jam në gjak me askënd pasi nuk kam vrarë askënd në këtë vend, ndërsa Lulzim Basha është vrasës i padënuar i katër qytetarëve.

Duke vijuar me akuzat ndaj PD-së, Ndoka thekson se është Basha që është rrethuar nga kriminelë. “Unë nuk i lë Shqipërisë asnjë turp dhe asnjë borxh nëse iki nga politika dhe nga kjo jetë, ndërsa Lulzim Basha me disa pijanec ordiner i ka lënë këtij vendi njollën e tradhtisë duke fi rmosur për shitjen e detit me Greqinë, vetëm për ti mbrojtur krahët shefi t të tij Sali Berisha”, shprehet ai.
 
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Pasi u rrëzua nga pushteti në Siri, Assadit i ndodh e papritura! Gruaja i kërkon divorcin

Pasi u rrëzua nga pushteti në Siri, Assadit i ndodh e papritura! Gruaja i kërkon divorcin