Arben Ndoka-Berishës: Mjeshtër 
​të trafikut të drogës ke Lulin

Arben Ndoka-Berishës: Mjeshtër <br />​të trafikut të drogës ke Lulin
Ish-deputeti socialist i qarkut të Lezhës, Arben Ndoka i është përgjigjur akuzave të Berishës dhe Bashës se ai dhe familja e tij zotëron 400 ton kanabis në Lezhë. 

Me një reagim në Facebook, ish-deputeti i cilëson fabrikime të Berishës në agoni, ndërsa i thotë se mjeshtër i trafikut ndërkombëtar të drogës është Basha.

Reagimi i plotë i Arben Ndokës:
Sali, kriza politike e jotja të është kthyer në krizë mendore. E nuk je sëmurë vetëm ti, teksa po lëngon në shtratin e vdekjes politike, por edhe “Erla” jote dixhitale.

Përgëzime për fantazinë e shfrenuar ne ngarkimin tim.
Ti je mësuar të fabrikosh.

Kam vetëm një sugjerim për ty: teksa rënkon në shtratin e vdekjes politike, dhe po merr me vete edhe Lul mashtruesin, fabrikimet e radhës dërgoi në prokurori. 
Le të hetojnë ata.
Trafikantët më me eksperiencë i ke në familjen dhe ne gjirin tënd! 
Ke Lulin mjeshtër të kontrollit për trafikun ndërkombëtar të drogës!

Një shprehje e vjetër thotë: “Bari i keq duhet shkulur që në rrënjë". Me këtë shprehje i referohem pjellës së çmendurisë së diktaturës që ka 27 vjet që mbjell farën e keqe, duke helmuar mendësitë e shqiptareve menjëherë pas rënies së sistemit komunist. Duke iu premtuar me fasadë të rreme, kur në realitet u shkatërrua çdo vepër, ndërmarrje, infrastrukture e ngritur me aq mund nga puna gjysmë shekullore e shqiptarëve, me justifikimin se ishin vepër e komunizmit.

1.Në vend që të ushqente vendin me mendësinë e ekonomisë së tregut, solli shkatërrim, luftë civile, duke vënë shqiptarët kundër njëri-thetrit. E vetmja gjë që di të bëjë, me patologjinë e vetë prej psikopati, është të mbledhë turma dhe të shkaktojë kaos, duke hequr vëmendjen nga krimet e tij, qofte politike, ekonomike, shoqërore dhe fizike. Hipokrizia e kohëve "moderne" në Shqipëri, është se imorali ngre gishtin kinse është i virtytshëm. Doktor, kriza politike e jotja të është kthyer në krizë mendore. E nuk je sëmurë vetëm ti, teksa po lëngon në shtratin e vdekjes politike, por edhe “Erla” jote dixhitale. Ti je mësuar të fabrikosh Sali, dhe unë tani të mëshiroj. Kam vetëm një sugjerim për ty: teksa rënkon në shtratin e vdekjes politike, dhe po merr me vete edhe Lulin, fabrikimet e radhës dërgoi në prokurori. Le të hetojnë ata prokurorë e gjyqtarë që t’i po i mbron me trupin tënd deri në agoni nga procesi i vetingut! Boll shpife! Trafikantët më me eksperiencë i ke në gjirin tënd!

2. Deklarove në 1991 se do mbështesje kauzën e ish të persekutuarve, kur në realitet ti ishe xhelati i tyre.

3. Masakrove urbanistikën në të gjithë territorin e Republikës nga injoranca dhe padituria jote.

4. Instalove në të gjithë territorin e vendit, sistemin e mashtrimit, vjedhjes, korrupsionit, duke shkaktuar degradimin e shoqërisë. 5. Krijove një lëvizje masive me skafe duke mos pasur asnjë pengesë nga shteti. Lejove ikjen e mijëra shqiptarëve në mënyrë të pakontrolluar, duke i lënë ata në mëshirë të fatit. Këtu nisi gjithashtu paragjykimi kundrejt popullit shqiptar nga fqinjët, pasi krijonin panik këto ikje të paorganizuara. Në vend që të krijoje mundësinë e punësimit sezonal për njerëzit në nevojë, pasi vendi ishte në hiperinflacion, ia hodhe dorezën fqinjëve duke lënë shqiptarët si jetimë nëpër botë. Ule dinjitetin e të qenit shqiptar. Bota akoma na referohet si kaçakë falë teje.

6. Miratove ligjin 7501 duke tjetërsuar pronësinë e pronarëve legjitimë, duke hapur një plagë të rëndë shqiptarëve, dhe sërish solle ngatërresë mes tyre.

7. More përsipër skemat piramidale kur ishe president , me postulatin e famshëm "Nuk shteren paratë e firmave, aq sa shteret uji i detit". Pasojat dihet tashmë, sa janë vrarë gjatë kohës që ti ishe president, aq sa nuk janë vrarë gjatë regjimit komunist për 45 vjet.

8. Bëmat e tua të liga do të kenë pasoja dhe 100 vitet e ardhshme. I vure flakën Tropojës duke futur në konflikt vrasjesh, me intriga, forma direkte dhe indirekte, e shkatërrove, pasojat e së cilës nuk janë shuar akoma sot. Je i vetmi udhëheqës shteti që nuk ke shkuar në vendin e lindjes për 20 vite. Kur më në fund shkove, ishe i blinduar nga forcat e sigurisë së shtetit, pasi ishe siguruar për shuarjen fizike e "armiqve të tu" ose largimin e tyre të përkoshëm nga vendi.

9. Krijove revoltë të armatosur në 1998 për të marrë pushtetin me dhunë, sepse është e vetmja menyre që ti njeh, DHUNA. I bëre thirrje popullit për armatosje, i lejove të hapeshin depot e armatimeve. Thirrje prej diktatori të egër, solle vetgjyqësinë mes njerëzve. Dhe tani kërkon të induktosh akoma të njëjtën mendësi, prej plaku të çmendur tashmë. Bëre thirrje në Parlament në 2017 popullit të marrin armët dhe të rrëzojnë shtetin!

10. Krijove një agjensi me djalin dhe vajzën tënde, gjoja zyrë konsulence, për të legalizuar gjobat që iu vije investitorëve vendas dhe të huaj.

11. Shite detin, moralin, dinjitetin , vodhe Rrugën e Kombit, vodhe miliarda në të gjitha ministritë, duke e lënë buxhetin e shtetit bosh, dhe me një borxh publik me shifra alarmante që e groposi ekonominë e vendit.

12. Shkaktove Gërdecin, ku deshe të mohoje dhe baxhanakun, kinse nuk e njihje. 13. Vrave në mes të bulevardit katëd protestues të pambrojtur, ndryshe nga protestuesit e tu me tanqe e mitrolozë në dorë në ‘98, e si vrau njeri. 14. Vrave Trebickën duke ndërhyrë në hetime, dhe e publikuat si vetëvrasje, pasi doje ta shmangie si dëshmitar të Gërdecit. 15. Vrave Sokol Olldashin, pasi të doli kundër brenda partisë. Mbi të gjitha, ti duhet të gjesh atësinë tënde, të cilën nuk e di. Yt bir s'kishte si te dilte më i mirë, duke marrë për grua kushërirën e vetë.

enver
(Arben Ndoka, publikon kete foto bashke me deklaraten)

Basha
Kreu i PD Lulzim Basha tha dje se janë 400 ton drogë në një magazinë e Lezhës, ndërsa implikoi Arben Ndokën.  “Bota është e  shqetësuar me ne, sepse një vend anëtar i NATO-s, i cili bllokoi tërësisht trafikun e qenieve njerëzore, i cili çoi në nivele minimale trafikun e drogës, që futi banditët, që ti po liron sot, në burg, sot, për shkak se në krye të vendit është jo thjesht një i papërgjegjshëm, por një aleat i krimit të organizuar, që nuk kontrollon dot as territorin dhe as kufijtë e vendit. Çfarë do të bësh me 400 ton në magazinën e Lezhës. E di ministri yt i brendshëm, e di drejtori yt i policisë, 400 ton drogë në një magazinë në Lezhë, por se prek dot, aq sa nuk prek dot Arben Ndokën, sepse droga është vetë karrigia ku ti je ulur”, shtoi Basha. Z. Basha tha se kjo është arsyeja pse Kryeministri nuk kërkon dialog politik por vetëm monologje shterpë në funksion të propagandës dhe fasadave me të cilat është mësuar t’u shpëtojë përgjegjësive.

Berisha
Policia lan duart si pilati!
Fsheh 400 tonelata droge te udheheqesve socialiste te Lezhes, Ndoka qe e ruante vet!

Te dashur miq, nuk eshte ne tagrin tim te komentoj as dhe te vleresoj vertetesine e denoncimeve te qytetarit dixhital te faktuara tashme si te tilla ne se paku 98% te tyre.

Por veprimi i policise, pas botimit ne FB tim te mesazhit te qytetarit dixhital per 400 tonelata droge te fshehura ne magazinat e klanit udheheqes te PS te Lezhes, Ndoka me bind edhe me shume ne vertetesine e ketij denoncimi.

Vetem pak ore pas botimit te mesazhit, policia ne nje akt teatral lau duart si pilati me krimin e saj te shemtuar qe ka fshehur per muaj te tere.
Per te deshmuar se eshte e pavertet akuza e oficerit dixhital, policia vrapou me tam tame dhe kamera tek magazinat ku ka qene e fshehur droga dhe qe eshte larguar 5-6 dite me pare andej, kur Lezha po gumezhinte dhe informacionet kishin marre drejtimet e tyre.

Policia me aktin e saj u be qesharake dhe faktoi akuzat ndaj saj te oficerit dixhital, i cili, po rikujtoj ketu ne nje paragraf te denoncimit, shkruan: "Informacioni është administruar së fundmi nga një lidhje e tyre i cili përpara 6-7 ditësh e ka parë magazinat dhe levizjet e automjeteve në aksin e asaj rruge e cila ruhet kryhesisht me Polici dhe njerëz të tyre".

Pra qytetari dixhital shkruan se 5-6 dite me pare ne rrugen e magazinave, e cila ruhet kryesisht nga policia jane pare levizje automjetesh natyrisht qe transportonin drogen nen mbrojtjen e policise. Keshtu qe teatri i sotem i policise vetem se provon te verteten e deshmise se oficerit dixhital.

I bej thirrje prokurorise se shtetit te hetoje me perparesi kete mega dosje droge si dhe cdo implikim te policise se shtetit si ne mbrojtjen ashtu dhe ne perpjekjen per te zhdukur gjurmet e krimit te policise! 

Redaksia Online
d.b/l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq, frika nga reshjet e dendura, bashkia Vlorë bën thirrje qytetarëve: Mos parkoni makinat në këto zona

Moti i keq, frika nga reshjet e dendura, bashkia Vlorë bën thirrje qytetarëve: Mos parkoni makinat në këto zona