TIRANE- Teksa Rama dhe Meta preferuan të heshtin dhe t’i shmangen debatit se mes tyre ka mosmarrëveshje, baza socialiste dhe ajo e LSI-së nuk i kursejnë rezervat për njëra-tjetrën sa i përket bashkëpunimit elektoral të 21 qershorit.
Pas Pogradecit dhe Mallakastrës, edhe baza socialiste në Lezhë shpreh rezerva sa i takon kandidatit të LSI-së, Viktor Tushaj, i cili humbi. I pyetur nga Shqiptarja.com, deputeti i Partisë Socialiste për Qarkun e Lezhës, Arben Ndoka, tha se një ndër faktorët e humbjes, është keqpërdorimi i posteve publike nga drejtorët e LSI-së, duke mos përfillur anëtarët e PS-së në këtë rreth. Sipas deputetit Ndoka, ky mos-respektim i bazës socialiste, solli votë kundër për kandidatin e LSI-së, Viktor Tushaj.
/Shqiptarja.com