Arben Ndoka për Shqiptarja.com:
Nuk fitohej dot Lezha, ishte e djathtë

Pas botimit të intervistës tek Shqiptarja.com, deputeti i PS Arben Ndoka ka kontaktuar me redaksinë, duke kërkuar që të shtohet edhe një prononcim tjetër.

Deputeti socialist i Lezhës, shtoi se, pavarësisht bashkëpunimit të mirë mes strukturave PS-LSI, fitorja ishte e pamundur në një bashki të djathtë.
 
Lezha është e djathtë. Pavarësisht një bashkëpunimi të shkëlqyer, nuk arritëm të fitonim; ishte e pamundur në një bashki e cila kishte 8 njësi administrative të djathta. Pavarësisht menaxhimit të disa drejtorëve, të cilët kanë treguar mungesë korrektësie dhe profesionalizmi në punën e tyre, në Lezhë kemi bashkëpunim perfekt me LSI. Edhe unë personalisht kam pasur bashkëpunim perfekt me eksponentët e LSI-së në Lezhë. Drejtorët e saj që nuk kanë qenë profesionistë, LSI i ka zëvendësuar pas zgjedhjeve”,- shprehet Arben Ndoka.
 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Thoma Gëllçi: Shqiptarë, zgjidhni dhe votoni!

Thoma Gëllçi: Shqiptarë, zgjidhni dhe votoni!