Ja reagimi i plotë i Arben Ndokës:
L.Basha sic dhe ndodh rendomte nga nje individ i kalibrit të tij mashtrues ordiner, genjeshtar dhe cdo karakteristike tjeter e ketij lloji qe i shkon me se miri pèrshtat ,ka gjetur kohen të permend emrin tim.
Nder të tjera ka thene qe un jam larguar nga detyra si drejtor ne kohen e tyre nderkoh qe réaliteti eshte krejt ndryshe.
Une e kuptoj qe bashkjetesa pa mua e "zotit "Basha eshte e pamundur dhe kjo vjen si rrjedhoje e frikes dhe pasigurise se tij per nje humbje të thelle ne Qarkun e Lezhes ne zgjedhjet e ardhshme !
Largimi im nga detyra eshte bère me kerkesen time dhe kjo eshte lehtesisht e verifikueshme nepermjet protokollit te Inspektoriatit Ndertimor Urbanistik Kombtar.
Ju me jeni lutur per te kandiduar pèr aleancen tuaj duke me ofruar nje nder drejtorite e pergjithshme(qe ne ate kohe nuk isha kriminel ) por une zgjodha te kandidoj pèr Partia Socialiste.
Persa i perket flamujve të PD-s: Une ngre flamurin e partis nè te cilen kam aderuar dhe flamurin kombetar dhe jo flamuj funderrinash pa vlere të cilet jane lyer me gjakun e derdhur te '97 -tes, me gjakun e konflikteve të krijuara nga ligji i pronave 7501 ,me gjakun e konflikteve të ardhura nga masakra urbane ne kohen e qeverisjes tuaj, me gjakun e te vrareve te Gerdecit dhe gjakun e protestuesve perpara kryministris !
Ai "zoteri " flet cdo dite per mua dhe ish koleg të mi duke n'a etiketuar si kriminel sic dhe e ka zakon goja e tij e ndyre.
Nderkohè ky "zoteri " ne cv-n e tij ka vjedhjen e rruges se kombit, kercimin mbi tarracen e kryministris gjate ekzekutimit të Aleks Nikes, Hekuran Deda,Ziver Veizi,Faik Myrto,vjedhjet masive ne cdo ministri qe ai ka drejtuar ,heqjen nga listat e pèrkrahesve dhe votuesve te të ndjerit Olldashi ku fundi i te cilit dihet....
Vec të tjerave, a i ka pyetur ky njeri njerezit qe e rrethojne se ne njohim mè sè miri aktivitetin e tij ne Europe..???
Per cfare krimi apo dekriminalizimi flet ky individ i cili duhet të ishte ne burg te perjeteshem per krimet dhe masakrat qe ka bere nese nuk do perdorte mekanizmat qe kishte pushteti i tij per t'u mbrojtur.
Une more "zoteri" deri me sot nuk ka mbytur as edhe nje mushkoje, ndersa ti dhe shume te tjere rreth teje keni bere krime pa fund.
A eshte paradoks qe ti autor i gjithè ketyre qe pèrmenda me lart e të tjerave të pa pèrmendura,trashigues i gjithe të zezave qe partia jote ka bere nder vite te jesh kryetar i opozites????
Ato të zeza të cilat jane bere edhe atehere kur ti nuk ishe as ngrites flamuresh ,as duke duartrokitur kur shefi jot fliste pallavra por ishe lavapjates dhe perkthyes ne mensat e Misionareve te Paqes ne Kosove.
Kam bere deklaratè publike dhe shume transparente ne doreheqjen time dhe nese ne akuzat tuaja do kishte qofte dhe nje te vertete do te qohej dikush te hidhte poshte ato qe une thash,t'i argumentonte apo te reagonte.
Ligjin e dekriminalizimit e konsideruat triumf por faktikishte eshte triumf i kamuflimeve te krimeve dhe denimeve te kopes tuaj opozitare nder vite.
Ti more "zoteri" do ta kuptosh shume shpejt cfare vlerash ke qofte brenda partise tende ashtu si dhe ne zgjedhjet e ardhshme te 2017, ashtu sic e provove me humbjen e thelle ne zgjedhjet lokale te 2015.
Shqiptaret nuk do te lejojne qe nje njeri qe ushqen femijet e tij me gjakun e atyre qe permenda me siper te udheheq opoziten .
Redaksia Online
(M.Ç/Shqiptarja.com)