Arbër Abilaliaj s'pret, zyrtarizon Shehin te Partizani: Punojmë për të që në 5 tetor

Arbër Abilaliaj s'pret, zyrtarizon Shehin te Partizani: Punojmë për të që në 5 tetor

Arbër Abilaliaj

Partizani dhe Erzeni luajnë nesër (e dielë) në orën 17:00 në "Air Albania", me duelin që vlen për javën e 18-të në Superligë. Përpara ndeshjes për mediet foli trajneri i të kuqve, Arbër Abilaliaj. Vlonjati ka zyrtarizuar në një farë mënyre edhe afrimin e Orges Shehit në stolin e Partizanit. Duket se mes palëve ka akord total dhe Abilaliaj do rikthehet sërish në postin e drejtorit sportiv.

"Orges Shehi dhe zyrtarizimi? Siç dhe ju e dini vazhdojmë t’i qëndrojmë planit që kemi bërë në nisjen e këtij projekti që në verë. Ditët në vijim, kemi pasur akord total prej shumë kohësh me trajnerin. Besoj që shumë shpejt do jetë dhe dita për të bërë zyrtarizimin. Kjo është në aspekt të dytë sepse më e rëndësishme ndeshja nesër, kjo është ajo që duhet të kemi vëmendje maksimale. Gesi ishte në projekt që kemi filluar të punojmë që në 5 tetor dhe besoj ditët në vazhdim do ta konkretizojmë.

Ndeshja me Erzenin? Ne kemi qenë falenderues kundrejt gjithë lojtarëve që bën një ndeshje shumë të rëndësishme, sollën trofe shumë të rëndësishëm në klubin tonë. Aq dhe kemi kërkuar shumë vëmendje, kemi tërhequr vëmendjen mënyrës si mund të menaxhohet ndeshja e nesërme. E dimë që do jetë e vështirë dhe pak rëndësi ka pozicioni në renditje, në momentin që nuk është se jemi duke kaluar momentin më të mirë tonin, në aspektin dhe të dëmtimëve por dhe të formës dhe të volumit të madh të ndeshjeve që kemi bërë.

Formula dhe "final-four"? Ne kemi parë gjithmonë aspektin e objektivit të klubi, të zhvillimit të lojtarëve, konsolidimin e grupit në harkun kohor të 1 viti futbollistik dhe është mëse e domosdoshme dhe është e nevojshme të shkojmë dhe luftojmë për vendin e parë. Objektivi është ai se do të thotë një skuadër më e ekuilibruar, një skuadër që është rritur dhe zhvilluar po themi dhe nëpërmjet kësaj përfiton dhe ekipi. Pjesa më e madhe janë futbollistë të rinj dhe që nesër pasnesër mund të jenë të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare. Objektivi është vendi i parë, duhet të synojmë sepse vetë proçesi I zhvillimit të lojtarëve duhet të kalojë nga synimi i vendit të parë.

Arbër Abilaliaj si trajner? Po të bëja vlerësimin e një trajneri, do isha shumë i kënaqur të kisha një trajner që është diku 2 pikë për ndeshje. Nuk ka asnjë humbje. Statistika që kushdo që do synonte trajner kam përshtypjen që do e kishte derën e hapur kudo. Në 2 muaj të marrësh edhe 1 trofe, kam përshtypjen më mirë nuk bëhet", tha mes të tjerash Abilaliaj.

Pas javës së 17-të, Partizani me 32 pikë është në vendin e dytë, pesë më pak se kryesuesit e Egnatias.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja