Arbër Çekaj i kokainës në Maminas kërkon azil politik në Gjermani

Arbër Çekaj, pronari i kompanisë "Arbri Garden", i arrestuar në Gjermani për sekuestrimin në Shqipëri të 613 kilogramë kokainë, kërkon azil politik ne shtetin gjerman. Në magazinën e tij në Maminas polici gjeti kokainën fshehur në kontenierët me banane.

Autoritetet gjermanë, po kryejnë hetime paralele me Shqipërinë për trafikun e kokainës. Aktualisht në Shqipëri për këtë çështje janë të arrestuar menaxheri i kompanisë “Arbri Garden” Donaldo Lushaj dhe një shofer kamioni i quajtur Armando Pezaku.

Të dy këta persona ndodhet në qeli, ndërkohë të dy ata kanë refuzuar të bashkëpunojë me prokurorinë, duke deklaruar se nuk kishin dijeni që brenda në dyshemenë e kontenierit të gjendej sasia prej 613 kg kokainë. Gjermania vendosi të refuzojë kërkesën e prokurorisë shqiptare, për ekstradimin e Çekaj në Shqipëri, me argumentin se ky person është nën hetim në Gjermani.

Pak ditë para sekuestrimit të sasisë së kokainës ai u largua nga Shqipëria për të humbur gjurmët për disa ditë. Më pas ai u prangos nga policia gjermane në bashkëpunim me atë shqiptare dhe prej 8 muaj Shqipëria kërkon ekstradimin e tij. Ky ekstradim ende nuk ka marrë një përgjigje pozitive nga drejtësia gjermane ndërsa është në proces vlerësimi i kërkesës së Ministrisë shqiptare të Drejtësisë për ta ekstraduar. Çekaj është marrë në pyetje edhe nga prokurorët shqiptarë në Gjermani por ende nuk ka një deklarim nëse ai pranon apo jo përfshirjen në rrjetin e trafikut të kokainës.

Në shkurt të një viti më parë në një operacion me Doganat, Policinë e Shtetit dhe partnerët ndërkombëtar në kontenierin me banane që vinte nga Kolumbia për llogari të “Arbër Garden” u sekuestruan 613 kg kokainë.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?