Arbër Hitaj: Tokë e xanun, edhe mali i Dajtit!
Zona e rrethuar ku do ndërtohet në malin e Dajtit
Kisha rreth 1 vit pa u ngjitur në majën e Dajtit. Një ngjitje me koeficient të ulët vështirësie, por gjithsesi impenjative, që të jep ndjenjën e aventurës, takimin me natyrën e egër!
U nisa, mora materialet e nevojshme, dielli shkëlqente, Dajti kohë optimale 25, por ndjesia si 17 gradë!
Mbërrij te shesh pushimi ish kampi pionerëve, gati për të shijuar natyrën dhe freskinë, kur përpara me del një mur i gjatë llamarine, asnjë shteg për tu ngjitur i lirë!
Shtegu dikur ishte te kampi i pionerëve, tashmë i mbyllur!
Habitem, si ka mundësi një nga hyrjet kryesore për në majën e Dajtit e zënë. Asnjë tabelë, asnjë shenjë orientimi!
Nuk dorëzohem, të shkoj deri aty e mos të ngjitem!
Vendos të ndjek rrugën, gati një kilometër mur llamarine dhe çdo 20 metër kamera të dyfishtë! U habita mos ndoshta kanë zbuluar ndonjë minierë me diamante ose ar, Dajti mal sekretesh është sidomos në komunizëm!
Eci e eci dhe në një cep të fshehur shikoj, një tabelë me emrin e investitorit, super hotel dhe disa vileta në projekt! Pikërisht ajo që nuk i duhet një mali gati të paprekur nga dora e njeriut! Shumë të huaj, pikërisht këtë këshillë japin, jo beton në zonat e mbrojtura të shpallura park kombëtar!
Bukur shumë mendova, zhvillimi i ka këto dhimbje dhe për natyralistët si puna ime. Për dhjetëra turistë të huaj që dëshirojnë të bëjnë një hiking, asnjë nuk mendon.
Të gjeje shtegun ishte një mini aventurë më vete, duhet të futeshe nga ferrat dhe të vijoje rrugën normalisht me orientim “shqisor” si dikur karvanet në shkretëtirë!
E ndërsa ngjitja dhe zbritja ishte një mrekulli dhe e frekuentuar nga shumë turistë të huaj e vendas që vinin vërdallë për tu orientuar, shija e hidhur më ngeli. Nga sot edhe Dajti do të jetë tokë e xanun e më keq, tokë për ndërtime! Tokë për beton arme!
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
46.4%
-
Gafë
49.2%
-
Nuk e di
4.4%
Vota total: 4595
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
GJKKO dënon 2 gra për ushtrim të ndikimit të paligjshëm, por ua fal izolimin pas gjykimit të shkurtuar (EMRAT)
9 Janar, 19:42
-
Debati në ‘Studio Live’/ Haklaj: Rama mban peng Berishën, PD do i kaloj Argitës! Saliu shiti Salianjin te amnistia, sepse i doli me hu te selia më 2021
9 Janar, 18:10
-
'Do më vrasin' Misteret e telefonatës së vajzës që alarmoi policinë në 'Astir'- I dashuri armë e kokainë! RENEA si në filma, nga tarraca në ballkon (PAMJET)
9 Janar, 17:14
-
Transferta në Shkodër, Gugash Magani: Tirana s'ka rrugë tjetër veç fitores, 2025 do jetë ndryshe
9 Janar, 15:55
-
Grabitën një pikë karburanti, dhunuan një person dhe qëlluan me armë, arrestohen 2 vëllezërit nga Kruja! Ishin në kërkim, njëri i dënuar (EMRAT)
9 Janar, 15:50
-
Egnatia superkampione pret Laçin, Tetova: Të mbrojmë titullin, kemi dy mungesa kyçe
9 Janar, 15:06
-
VKM/ Altin Basha shkarkohet nga posti i drejtorit të Teatrit Kombëtar, dyshohet se abuzoi me fondet! Për Report Tv: S’kam asgjë për të thënë! Komandohet i riu
9 Janar, 14:01
-
Tiranë, vajza mbyllet në apartamentin e katit të 8-të në Astir, telefonon policinë se u dhunua! RENEA hyn me litar nga dritarja! Në banesën ngjitur gjejnë armë e kokainë (VIDEO)
9 Janar, 13:35
-
Hapet gara për stadiumin ‘Selman Stërmasi’, investitorët duhet të paraqesin projektet deri në 24 janar, kriteret
9 Janar, 13:26
-
Shqipëri 2025/ Investohet në 'Arena Egnatia', shtohen tribunat dhe sistemi i ndriçimit! Dervishaj: Vjen UEFA për inspektim
9 Janar, 12:54
-
Tiranë/ Lëvizte me armë me vete, arrestohet 24-vjeçari në rrugën 'Xhanfize Keko'
9 Janar, 12:45
-
Vrasja e Klaudio Prendit/ U ekzekutua nga vrasës me pagesë, policia në gjurmët e autorit e porositësit! Djali i ish-gjyqtarit me borxhe nga lotot
9 Janar, 11:41
gazetaret denoncojne por a ka vlere valle??
PërgjigjuPas saliut i dyti shqiptar me i urryer do jete Edvini E betonizoi Shqipnine Dhe i rropi emigrantet me kursin e mashtrimit te euros me lekun Leku forcohet se eshte manipuluar nga Ed compani
PërgjigjuPo e njejta gje ne Drimadhe. Betonizm dhe investues “strategjike “. Kodrat jane shpartalluar nga eksvatoret e Gjikurive, Trebickes apo Fushaj!!! Ndertime dhe shkaterrim I natyres! Bravo minsitrive dhe Kryesorit!
Përgjigju